• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sejko takon zv.drejtorin e FMN-së: Ekonomia e Shqipërisë do rritet, pavarësisht inflacionit

by Java News
20/09/2022 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një takim me zv.drejtorin e FMN, Bo Li, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka deklaruar se ekonomia e Shqipërisë do të vijojë të rritet pavarësisht inflacionit të lartë.

Banka e Shqipërisë tha Sejko, ka vijuar procesin e normalizimit të politikës monetare, duke rritur normën bazë të interesit 3 herë gjatë këtij viti, për kontrollin e presioneve inflacioniste dhe kthimin e inflacionit në objektiv.

Për sa i përket sistemit bankar, guvernatori u shpreh se vitet e fundit ky sistem ka pasur një konsolidim të mëtejshëm, karakterizuar nga tregues të qëndrueshëm financiarë dhe likuiditet i bollshëm për të mbështetur zhvillimin e vendit.

Ndërkohë, sipas zëvendësdrejtorit të FMN-së, Bo Li, vitet e fundit, Shqipëria është përballur me tri goditje të forta të njëpasnjëshme si tërmeti i vitit 2019, pandemia mbarë botërore dhe rritja e theksuar e çmimit të energjisë dhe ushqimeve për shkak të luftës në Ukrainë e megjithatë vendi ka vazhduar progresin e tij, falë edhe masave të ndërmarra.

“Banka e Shqipërisë me të drejtë ka nisur procesin e normalizimit të politikës monetare në vitin 2022 për të mbajtur në kontroll presionet inflacioniste”, u shpreh Li.

Ai nënvizoi se pavarësisht sfidave botërore dhe efekteve të tyre lokale, Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën e reformave të mëtejshme me qëllim adoptimin dhe përafrimin me standardet e BE-së.

Forcimi i institucioneve, përmirësimi i qeverisjes dhe përputhshmëria me standardet më të mira ndërkombëtare mbeten kushte thelbësore për zbatimin e reformave dhe arritjen e këtyre objektivave.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i FMN është duke zhvilluar një sërë takimesh të nivelit të lartë me autoritetet kryesore të vendit në kuadër të vizitës të tij zyrtare në Shqipëri.

Next Post
Dyshohet se shoqëronte Martinajn, Apeli lë në burg ish-policin Jeton Lami

Dyshohet se shoqëronte Martinajn, Apeli lë në burg ish-policin Jeton Lami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com