• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sejko-Rokanas: Mbështetje sistemit bankar, përfshirë ato me kapital grek

by
03/07/2015 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim zyrtar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me Ambasadorin e Republikës së Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas.

Biseda u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe në fushën ekonomike, në ecurinë e sistemit bankar shqiptar, si dhe në zhvillimet më të fundit në Greqi.

Guvernatori Sejko theksoi se Greqia përbën një partner tregtar të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shprehu besimin e tij se populli grek do të gjejë forcat për të kapërcyer këtë moment të vështirë.

Më tej, Guvernatori Sejko e njohu ambasadorin grek në Tiranë, me rolin e rëndësishëm që luajnë bankat shqiptare me kapital grek në sistemin financiar shqiptar. Këto banka, për më shumë se dy dekada, kanë qenë aktorë të rëndësishëm në mobilizimin e kursimeve të popullatës dhe kanalizimin e tyre në financimin e ekonomisë. Aktualisht, ato gëzojnë gjendje të shëndoshë financiare, likuiditeti dhe kapitalizimi. Banka e Shqipërisë shpreson që në të ardhmen e afërt bankat shqiptare me kapital grek do të kthehen përsëri në parametrat historikë në lidhje me kreditimin e ekonomisë.

Guvernatori Sejko, siguroi ambasadorin Rokanas se Banka e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje të plotë për sistemin bankar shqiptar, përfshirë dhe bankat me kapital grek.

Të pranishmit diskutuan dhe mbi perspektivat për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe kryesisht, në fushën e sistemit financiar.

Ambasadori Rokanas vlerësoi rolin e rëndësishëm të bankave shqiptare me kapital grek, duke nënvizuar se Greqia ka qenë vazhdimisht për vite investitori i parë i huaj në Shqipëri, si dhe një faktor nxitës i ekonomisë së vendit. Greqia ka qenë një mbështetëse e fortë e përpjekjeve të Shqipërisë për të krijuar një mjedis të shëndetshëm biznesi, për të tërhequr investime të huaja të mëtejshme, për të forcuar rritjen ekonomike të vendit, e për rrjedhim, për të siguruar prosperitet më të madh në Shqipëri.

Në këtë kuadër, Ambasadori Rokanas përgëzoi punën e bërë dhe mbështetjen e Bankës së Shqipërisë në drejtim të ruajtjes dhe garantimit të sistemit financiar në vend. Në përfundim të takimit në lidhje me situatën në Greqi, bashkëbiseduesit ndanë pikëpamjen se gjetja e një zgjidhjeje të shpejtë, është në interesin e përbashkët të dy vendeve, për vetë rëndësinë e madhe ekonomike dhe financiare që mbart situata.

Next Post

Jonida Vokshi: Ja çfarë dua pas seksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com