• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sejko: Politikat monetare kanë sjellë stabilitet financiar, vijon rritja ekonomike

by A R
14/09/2017 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko politikat monetare lehtësuese të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë kanë kontribuar në rritjen ekonomike.

Gjasat janë që kjo performancë pozitive e arritur deri më tani të vijojë e tillë edhe në vijim. Veç kësaj, impakti i politikave monetare është reflektuar edhe në qëndrueshmërinë e çmimeve të konsumit, si edhe në stabilitetin financiar të vendit.

“Politika monetare lehtësuese e ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë ka dhënë kontributin e saj, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë e çmimeve të konsumit dhe stabilitetin financiar të vendit”, theksoi guvernatori gjatë një takimi me ambasadorin e Japonisë në Tiranë, MakotoIto.

Referuar INSTAT, një vit më parë rritja ekonomike ceku pragun 3.4%. Ndërkohë këtë vit, mbi bazën e projeksioneve të bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, rritja ekonomike parashikohet të jetë 3.7%. Edhe më optimiste është Ministria e Financave, e cila ka projektuar një rritje me 3.8%. Bashkëpunimi ekonomik në të ardhmen mes Shqipërisë dhe Japonisë ishte po ashtu në fokus të takimit të mbajtur dje mes guvernatorit Sejko dhe ambasadorit MakotoIto.

Perspektiva e ngritjes së urave të bashkëpunimit shikohet si një mundësi në fusha, si: shkëmbimet tregtare, zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe në infrastrukturë. Diskutimet dypalëshe u ndalën në zhvillimet e reformave strukturore në vend, ku Sejko theksoi se vazhdimi e thellimi i mëtejshëm i tyre mbetet i një rëndësie të veçantë për të përmirë- suar klimën e biznesit dhe thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Në këtë drejtim, u nënvizua se tregu i gjerë dhe efikas i punës në vend mund të shfrytëzohet si një tjetër faktor i rëndësishëm për tërheqjen e tyre.

Nga ana e tij, ambasadori i Japonisë në Tiranë shtoi se Shqipëria si një faktor stabiliteti në rajon kontribuon në ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit politik dhe ekonomik të tij. Kauza e integrimit në familjen e madhe europiane nuk mbeti jashtë vë- mendjes. Bashkëbiseduesit vunë në dukje rolin që Banka e Shqipërisë ka luajtur në procesin integrues të vendit, duke bërë të mundur përafrimin e kuadrit rregullator, me atë të Bashkimit Europian./a.m.

Next Post
ULTIMATUMI I RAMËS/ Japin dorëheqjen 60% e drejtorëve rajonalë të spitaleve

"Mirmëngjes" me imazhet e Shkollës së Baletit, qytetari: Po fshati zoti kryeministër?

Comments 1

  1. Rona says:
    9 years ago

    Bravo per impenjimin maksimal ne funksion te stabiliteti financiar dhe rritjes ekonomike, duke e transformuar nga nje sektor te rrenuar ne nje sektor qe funksionon mese miri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

August 1, 2026
Autori dhe pistat e hetimit/ Prokuroria zbardh vrasjen e Kevin Muharremit në Itali pas gjashtë muaj hetimesh

Autori dhe pistat e hetimit/ Prokuroria zbardh vrasjen e Kevin Muharremit në Itali pas gjashtë muaj hetimesh

August 1, 2026
Vizat amerikane, me program për garanci financiare/ Rregulli siguron që njerëzit të mos qëndrojnë tej afateve

Vizat amerikane, me program për garanci financiare/ Rregulli siguron që njerëzit të mos qëndrojnë tej afateve

August 1, 2026
Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

August 1, 2026
Katy Perry nuk vjen vetëm në Sunny Hill, e shoqëron ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau

Katy Perry nuk vjen vetëm në Sunny Hill, e shoqëron ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau

August 1, 2026
Zjarr në Novoselë të Vlorës, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e zjarrit në ullishte

Zjarr në Novoselë të Vlorës, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e zjarrit në ullishte

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com