• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sejko me delegacionin e BERZH: Ekonomia shqiptare do të vijojë trendin pozitiv të rritjes

by S T
08/04/2025 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi sot një takim me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Aleksandra Vukosavljevic, Drejtore për Institucionet Financiare për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri, si dhe përfaqësues të tjerë të dy institucioneve.

Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e BERZH-it me zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare në vend.

Sejko u shpreh se “parashikimet e Bankës së Shqipërisë vlerësojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë trendin pozitiv të rritjes. Sistemi financiar dhe sektori bankar, vijojnë të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme. Kreditimi është rritur me ritme të mira, dhe cilësia e tij mbetet e mirë”.

Guvernatori përshkroi edhe përparimin në modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe përafrimin me praktikat më të mira globale në sektorin financiar.

Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë ka qenë e angazhuar për të ndjekur dhe implementuar risitë teknologjike dhe rregullatore drejt një sistemi financiar më të sigurt, më të shpejtë dhe më të standardizuar për të gjithë përdoruesit.

Më tej, Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të vendit tonë me BERZH-in dhe i falënderoi përfaqësuesit e tij për kontributin e çmuar dhënë Shqipërisë, falë të cilit janë realizuar projekte shumë të rëndësishme, si ai për përgatitjen e infrastrukturës rregullative në lidhje me administrimin e ndikimit nga ndryshimet e klimës.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për kontributin që BERZH-i, donatorët dhe ekspertët e përzgjedhur prej tij, kanë dhënë nëpërmjet projekteve të ndryshme, për përgatitjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe rritjen e kapaciteteve teknike e rregullative të Bankës së Shqipërisë, në funksionin e saj të mbikëqyrjes dhe të ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Këto projekte përfshinin: përgatitjen dhe realizimin e vetëvlerësimit, në procesin e verifikimit të ekuivalencës së kuadrit rregullator mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë me atë të Bashkimit Evropian dhe vlerësimin në nivel rajoni të kuadrit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, me fokus të veçantë në krijimin e kërkesave për kapital dhe detyrime të pranuara (MREL), si edhe zhvillimin e metodologjisë për një nga instrumentet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Në vijim, Guvernatori bëri një përshkrim të përgjithshëm të zhvillimeve ekonomike dhe financiare, duke evidentuar ndryshimet strukturore në ekonomi dhe kontributin e sektorit bankar në mbështetje të tyre. Pritjet për zhvillimet e ardhshme, pavarësisht sfidave, mbeten pozitive. Palët vlerësuan nevojën për rritjen e mbështetjes financiare të sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku programi i posaçëm i miratuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë, përfaqëson një mundësi shumë të mirë zhvillimi.

Në këtë drejtim, ata vlerësuan se progresi i realizuar nga Banka e Shqipërisë për modernizimin e sistemeve të pagesave dhe digjitalizimin, do të shërbejë gjithashtu për formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe rritjen e aksesit në financim nga sektorët më pak të financuar.

Përfaqësuesit e BERZH-it shprehën vlerësimin maksimal për bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë në projektet e mësipërme dhe gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në drejtime të tjera.

Vukosavljevic shtoi se BERZH-i do të vazhdojë të mbetet një partner kryesor, duke ofruar mbështetje në sektorë kyç të ekonomisë së vendit, me fokus te ndihma për bizneset shqiptare që të bëhen më të gjelbra dhe më digjitale, si dhe për të fuqizuar sipërmarrësit e rinj.

Next Post
Fshehu drogën në pjesët intime/ Arrestohet për shitje narkotikësh shqiptari në Itali, detaji që e “nxori zbuluar”

Kur nuk i shpëton dot drejtësisë edhe pas 2 vitesh/ Arrestohet shqiptari në Itali, kishte kryer grabitje në 2023, ja detaji që e zbuloi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

March 22, 2026
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In