• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sejko: Mbetet e pandryshuar norma bazë e interesit. Reduktohen kostot për kredinë konsumatore

by A R
05/02/2025 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të inflacionit në rënie dhe rritjes së ekonomisë dhe punësimit, Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%. Lajmin e bëri të ditur guvernatori, Gent Sejko gjatë një konference për shtyp.

“Rritja e ekonomisë është shoqëruar me rritje të punësimit, të pagave dhe të vëllimit të shitjeve të biznesit, duke gjeneruar më shumë të ardhura për bizneset e familjet shqiptare. Në të njëjtën kohë, nivelet e ulëta të inflacionit kanë rritur fuqinë blerëse të këtyre të ardhurave dhe kanë incentivuar investimet e sektorit privat. Krahas këtyre faktorëve, zgjerimi i aktivitetit është mbështetur edhe nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, besimi i konsumatorit dhe biznesit për të ardhmen, si dhe nga ambienti stimulues financiar. Vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste”, tha Sejko.

Në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës, Sejko u ndal edhe tek ulja e normave të interesit për kreditë konsumatorë.

“Ndryshimet rregullative kanë të bëjnë me uljen e mëtejshme të normës se interesit për kreditë konsumatore nga institucionet bankare dhe jo bankare dhe gjithashtu për një kufizim të komisioneve për këto kredi”, tha Sejko.

Duke ju referuar tensioneve tregtare, të javëve të fundit për shkak të gjeopolitikës, guvernatori theksoi se pasiguritë rreth parashikimeve ekonomike janë rritur.

“Pasiguritë rreth parashikimeve ekonomike janë rritur, kryesisht për shkak të zhvillimeve në ambientin e huaj. Vazhdimi i tensioneve gjeopolitike dhe pasiguria në lidhje me politikat tregtare dhe ekonomike, mund të ketë implikime të rëndësishme për ekonominë globale në përgjithësi dhe atë evropiane në veçanti”, tha Sejko.

Next Post
Celibashi pret ambasadorin e OSBE: 10 muaj kohë për procesin e votimit të shqiptarëve jashtë vendit

Diaspora voton më 11 Maj, Celibashi: Mbi 150 mijë aplikime për regjistrim në PER

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com