• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sejko: Marrëveshja Greqi – BE ul rrezikun e efekteve të krizës greke në Shqipëri

by
17/07/2015 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se marrëveshja e arritur mes Greqisë dhe Europës, ul rrezikun e efekteve negative të krizës greke në Shqipëri.

Guvernatori Sejko,  në një intervistë për TV Klan u shpreh se “Ne i përmbahemi të njëjtave vlerësime lidhur me gjendjen e stabilitetit financiar në Shqipëri. Stabilitetit financiar në vend mbetet i shëndoshë dhe në një gjendje të mirë kapitalizuar dhe me një tepricë likuditeti të bankave të nivelit të dytë, pavarësisht nga situata në Greqi. Sfida jonë tha Guvernatori Sejko, kosiston në drejtim të rritjes së kredititmit në ekonomi”.

“Une të thoja që situata në Greqi ka ndikuar psikologjikisht, por jo ekonomikisht dhe financiarisht mbi bankat e nivelit të dytë. Ne monitorojmë situatën çdo ditë, e kemi monitoruar dhe vazhdojmë ta monitorojmë dhe kemi vënë re një situatë tërësisht normale, në sistemin tonë bankar, pavarësisht nga situata në Greqi”-tha Sejko. Kjo marrëveshje do t’i japë një frymëmarrje padiskutim bankave dhe sistemit bankar dhe financiar në Greqi, por dhe të gjithë shtetit, popullsisë, politikës dhe të gjithë situatës ekonomiko – financiare dhe shoqërore në Greqi, pavarësisht masave shtrënguese të vendosura. E rendësisshme është që marrëveshja mes Greqisë dhe kreditorëve u arrit. Kjo do të ketë padyshim zhvillillime pozitive në krahasim me skenarin e “Greek Exit”, deklaroi Guvernatori Sejko.

Kreu i sistemit bankar u shpreh se, nuk parashikohet që të ketë një kthim të konsiderueshëm të emigrantëve, pas arritjes së marrëveshjes, apo një rënie të konsiderueshme të remitancave, megjithatë nenvizioi ai, “ne kemi marrë të gjitha masat që të jemi të përgatitur kundrejt rrënies së remitancave dhe lidhur me emigrantët, sikurse thashë, nuk parashikohet një kthim i konsiderueshëm pas marrëveshjes”.

Duke u ndalur ne treguesit ekonomik te vendit Sejko tha se, “Kredia në ekonomi ka pasur një rritje gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti. Në kemi premtuar që në fillim të vitit që do të rrisim tansparencën dhe do të rishikojmë të gjitha kushtet dhe kriteret në drejtim të mbrojtjes të interesave të konsumatorit. Rregullorja e re që ne kemi miratuar në drejtim të uljes së të disa komisioneve dhe interesave ka patur pikërisht si synim këtë qëllim.

“Normalisht ne kemi ulur komisionin e mbylljes se parakohëshme për kreditë konsumatore dhe ato hipotekore. Kjo është bërë në mënyrë që konsumatorët, pra kredimarrësit shqiptarë, të fitojnë nga normat e interesit dhe komisionesh. Nga niveli 2 përqind ne e kemi ulur në 1 përqind dhe në harkun e një viti në nivelin e 0.5 përqind”-tha Guvernatori Sejko.

Next Post

Durrës, festohet Fitër Bajrami, Dako uron besimtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Ndryshon sistemi i gradave në polici, kryepolici mund të shpërblejë me gradë efektivët

August 2, 2026
Sekretet e bibliotekës së Umberto Eco-s, librat që formësuan një ikonë të kulturës

Sekretet e bibliotekës së Umberto Eco-s, librat që formësuan një ikonë të kulturës

August 2, 2026
A synon Maroku të marrë Ceutën dhe Melillën? Kriza e emigrantëve ngre dyshime

A synon Maroku të marrë Ceutën dhe Melillën? Kriza e emigrantëve ngre dyshime

August 2, 2026
DETAJE | Të shtënat me armë në Milot, pistat ku po heton Policia

DETAJE | Të shtënat me armë në Milot, pistat ku po heton Policia

August 2, 2026
Të shtëna me armë në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur

Të shtëna me armë në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur

August 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Vetëm 18% probabiliteti në Polymarket për rënien e qeverisë Rama këtë vit…

August 2, 2026
Savicevic: Turp që Baresi nuk fitoi “Topin e Artë”, Sammer dhe Cannavaro nuk ishin si ai!

Savicevic: Turp që Baresi nuk fitoi “Topin e Artë”, Sammer dhe Cannavaro nuk ishin si ai!

August 2, 2026
Dënimi pa vendim

Dënimi pa vendim

August 2, 2026
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon që BE-ja të financojë qendrat e riatdhesimit sipas modelit në Shqipëri

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon që BE-ja të financojë qendrat e riatdhesimit sipas modelit në Shqipëri

August 2, 2026
VIDEO / Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

VIDEO / Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com