• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sejko: Kalimi drejt një ekonomie pa para fizike është kyç për modernizimin financiar

by E B
26/06/2026 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në workshopin “Cashless Albania”.

Një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike: a jemi gati?”, të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike, sektorit bankar, akademisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Workshop-i synoi të krijojë një forum diskutimi mbi perspektivat e kalimit të Shqipërisë drejt një ekonomie pa para fizike, duke vlerësuar progresin e deritanishëm, sfidat ekzistuese dhe prioritetet për zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit të pagesave digjitale në vend.

Në fjalën e tij, Guvernatori theksoi se kalimi drejt një ekonomie me pagesa elektronike përbën një element kyç të modernizimit të sistemit financiar shqiptar dhe një proces që kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve dhe aktorëve të tregut. Ai nënvizoi se Banka e Shqipërisë ka qenë promotore e reformave në fushën e digjitalizimit të pagesave, duke ndërtuar kuadrin ligjor dhe infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e pagesave elektronike.

Sejko evidentoi ndër arritjet kryesore transpozimin e kuadrit evropian PSD2, zhvillimin e konceptit të bankingut të hapur, miratimin e ligjit për llogarinë bazike të pagesave, modernizimin e sistemeve kombëtare të pagesave dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), i cili u mundëson qytetarëve dhe bizneseve shqiptare të kryejnë transferta në euro me kosto ndjeshëm më të ulëta dhe sipas të njëjtave standarde si në vendet e Bashkimit Evropian.

Në përfundim, Guvernatori Sejko nënvizoi se suksesi i këtij transformimi varet jo vetëm nga zhvillimi i infrastrukturës dhe kuadrit rregullator, por edhe nga edukimi financiar i qytetarëve dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve publike, sektorit financiar dhe akademisë. Në këtë kuadër, ai vlerësoi kontributin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në nxitjen e dialogut shkencor dhe mbështetjen e reformave që promovojnë një kulturë më të avancuar financiare dhe digjitale në vend.

Next Post
Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

October 4, 2026
“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

October 4, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

October 4, 2026
Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

October 4, 2026
30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

October 4, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

October 4, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 4, 2026
Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

October 4, 2026
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

October 4, 2026
Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com