• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sejko: Inflacioni mbetet nën kontroll, Shqipëria drejt integrimit financiar me BE dhe SEPA

by E B
16/05/2026 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Modernizimi i sistemit të pagesave, integrimi financiar i Shqipërisë dhe ndikimet e  zhvillimeve globale në inflacion ishin disa nga çështjet kryesore të trajtuara në takimin mes Guvernatorit të Banka e Shqipërisë, Gent Sejko dhe përfaqësuesve të Banka Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko vlerësoi asistencën teknike të dhënë ndër vite nga institucionet financiare ndërkombëtare, kryesisht në fushën e mbikëqyrjes bankare, sistemeve të pagesave dhe edukimit financiar.

Ai theksoi se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit financiar vijojnë të mbeten në trajektore pozitive, pavarësisht pasigurive në ekonominë globale.

Sipas Sejkos, rritja e çmimeve të energjisë dhe naftës në tregjet ndërkombëtare mund të ketë ndikim në inflacion dhe ritmin e rritjes ekonomike, por efektet pritet të jenë kalimtare.

Një tjetër fokus i diskutimeve ishte integrimi financiar i ekonomisë shqiptare, ku Guvernatori bëri të ditur se, me mbështetjen e Bankës Botërore, Shqipëria ka ndërmarrë hapa për harmonizimin e kuadrit rregullator me standardet europiane, duke mundësuar anëtarësimin në SEPA dhe avancimin e projektit për pagesat e shpejta “Instant Payment”.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Bankës Botërore vlerësuan uljen e kredive me probleme në nivelin 3.8%, nga 25% që ishte në vitin 2014.

Next Post
SHBA “shënjestron” Raul Castro, a do të ketë të njëjtin fat si Maduro?

SHBA “shënjestron” Raul Castro, a do të ketë të njëjtin fat si Maduro?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com