• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sejko: Inflacioni i qëndrueshëm falë masave të Bankës së Shqipërisë

by A R
18/07/2023 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inflacioni në rang global dhe problemet ekonomike që ka shkaktuar kriza nga lufta në Ukrainë ishin në fokus të konferencës së zhvilluar në Frankfurt me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Europës. Gjatë fjalës së tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u ndal tek stabiliteti financiar dhe politikat monetare.

“Ne duhet të mbetemi të përkushtuar ndaj stabilitetit të çmimeve, edhe në këtë mjedis sfidues, si parakusht për stabilitetin financiar dhe rritjen afatgjatë. Në këtë kuadër, të nxitur nga angazhimi ynë ligjor dhe institucional për stabilitetin e çmimeve, Banka e Shqipërisë ka shtrënguar qëndrimin e saj të politikës monetare, në përputhje me drejtimin e përgjithshëm të politikës monetare në mbarë globin dhe në BE, në veçanti. Megjithatë, ne mbetemi të angazhuar për të ndërmarrë masa të mëtejshme, nëse inflacioni rezulton të jetë më i qëndrueshëm dhe më këmbëngulës nga sa presim aktualisht.”

Përsa i përket procesit të integrimit evropian, nga Frankfurti Guvernatori Sejko tha ky hap përbën një objektiv strategjik afatgjatë.

“Ne duhet të harmonizojmë politikat, rregulloret dhe praktikat tona me ato të Bankës Qendrore Evropiane. Banka e Shqipërisë ka punuar vazhdimisht për të përmirësuar rregulloret e sektorit bankar me Parimet e Bazelit dhe legjislacionin e Bankës Qendrore Evropiane. Ne jemi të bindur se kemi arritur një shkallë të mjaftueshme përputhshmërie me këto praktika dhe kemi paraqitur një kërkesë zyrtare te Banka Qendrore Evropiene me qëllim marrjen e statusit të ekuivalencës mbikëqyrëse.”

Gjatë konferencës në Frankfurt, Sejko nënvizoi se duhet të përshpejtohen përpjekjet drejt zhvillimit të sistemeve financiare dhe të pagesave, për t’i integruar ato me kujdes me ato të BE-së.

/a.r

Next Post
Shpërndante heroinë me “Audi” pa patentë, arrestohet 36-vjeçari

Shpërndante heroinë me “Audi” pa patentë, arrestohet 36-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

January 12, 2026
Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

January 12, 2026
Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

January 12, 2026
Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

January 12, 2026
Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

January 12, 2026
Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Çështja Balluku, Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin mblidhet më 28 janar

January 12, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Berishës i mbaron mandati dhe degët ka kryetarë/ Nga ‘betejat’ për qeveri teknike te sfidat e brendshme, 2026-ta vit zgjedhor në PD

January 12, 2026
JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

Kina ashpërson tonet kundër planit të Trump për Groenlandën: SHBA është egoiste!

January 12, 2026
Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

January 12, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Për inatçorët dhe fajtorët

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In