• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sejko: Çdo tejzgjatje e krizës politike, do ndikojë klimën ekonomike

by A R
02/05/2017 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi të martën se Banka e Shqipërisë po mban në monitorim parametrat makro-ekonomikë për të parë ndikimet që mund të ketë kriza politike në vend.

“Aktualisht nuk konstatohet ndonjë shmangie thelbësore, por çdo tejzgjatje e kësaj krize do të reflektonte në klimën ekonomike në vend”, tha ai.

Deklarata e Guvernatorit  u bë pas prezantimit të raportit për vitin 2016 para deputetëve të komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Sejko tha se viti 2016 u karakterizua nga zhvillime ekonomike pozitive dhe nga përmirësime në disa nga balancat kryesore makroekonomike. “Rritja e ekonomisë buroi kryesisht nga kërkesa e brendshme, investimet dhe konsumi privat, dhe gjeti pasqyrim, në masën më të madhe, në zgjerimin e aktivitetit të sektorëve të shërbimeve e të ndërtimit”, deklaroi Sejko.

Paralelisht me të, tha Sejko, norma e papunësisë u reduktua në 14.2%, e ndikuar nga rritja e vazhduar e punësimit, ndërsa besimi i agjentëve ekonomikë regjistroi nivelin më të lartë në pesë vitet e fundit.

Po ashtu, ai vlerësoi se borxhi publik shënoi një kthesë drejt rënies, për herë të parë pas 6 vitesh. Së fundi, inflacioni erdhi në rritje, pas nivele të ulëta të regjistruara në muajt e parë të vitit. Ai shënoi normën 2.2% në muajin dhjetor dhe publikimet e INSTAT për muajt e parë të vitit 2017 tregojnë një rritje të mëtejshme të tij.

“Për vitin 2017, ne presim forcimin e këtyre tendencave. Kthimi i ekonomisë në potencial pritet të shoqërohet me forcimin e presioneve inflacioniste dhe me kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018”, u shpreh kreu i BSH-së. Me gjithë tendencat pozitive, Sejko tha se mjedisi ekonomik e financiar ka qenë sfidues për politikën monetare.

Sa i përket politikës monetare, Sejko nënvizoi se politika monetare lehtësuese ka kontribuar në forcimin e rritjes ekonomike dhe në krijimin e kushteve të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, nëpërmjet një sërë kanalesh.

“Reduktimi i kostove të financimit ka ndihmuar zgjerimin e kredisë. Portofoli i kredisë në lekë për sektorin privat u rrit me 10.2% gjatë vitit 2016, ndërkohë që kredia totale shënoi një rritje prej 3.2%. Rritja e kreditimit në lekë është një zhvillim i mirëpritur, pasi zgjeron fushën e veprimit të politikës monetare dhe i shërben forcimit të stabilitetit financiar, nëpërmjet reduktimit të ekspozimit të agjentëve ekonomikë ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Pavarësisht këtij zhvillimi pozitiv, rikuperimi i kreditimit mbetet i ngadaltë, i penguar nga kërkesa e pakët cilësore dhe nga politikat konservatore të bankave në kredi-dhënie. Për vitin 2017, ne presim një kreditim më të mirë të ekonomisë”, deklaroi Sejko.

Por, sipas tij, zgjerimi i kërkesës private pritet të absorbojë likuiditet e tepërta të bizneseve, duke rritur incentivat për të kërkuar kredi. Po ashtu, vijoi Sejko, oferta e kredisë pritet të rritet, në linjë me uljen e pasigurive dhe në reflektim të zbatimit të planit të masave për reduktimin e kredive me probleme dhe të planit të masave për rritjen e shëndetshme të kreditimit.
“Modelet tona ekonometrike vlerësojnë se, në mungesë të efekteve të politikës monetare, rritja ekonomike dhe inflacioni për vitin 2016 do të kishin qenë përkatësisht 0.5 dhe 0.4 pikë përqindjeje më të ulët se vlerat faktike”, deklaori ai.

Duke folur për politikën fiskale, Sejko tha se ajo ka ndjekur një kurs konsolidues gjatë vitit 2016, të reflektuar në reduktimin e deficitit dhe të borxhit publik. “Banka e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet e bindur se përpjekjet për reduktimin e borxhit publik duhet të vazhdojnë dhe më tej”, deklaroi guvernatori Sejko.

Më tej, kreu i BSH-së tha se Banka e Shqipërisë ka identifikuar dy pengesa kryesore në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare, zgjidhja e të cilave kërkon bashkëpunim më të gjerë.

“Pengesa e parë lidhet me nivelin e lartë të kredive me probleme. Për të ulur këtë rrezik është ndërtuar plani kombëtar i veprimit për uljen e kredive me probleme, i cili është në zbatim. Pengesa e dytë lidhet me nivelin e lartë të përdorimit të monedhës euro në ekonomi, çka krijon rreziqe potenciale ne sistemin financiar dhe vështirëson përcjelljen e politikës monetare. Hartimi i një plani për uljen e euroizimit është angazhim i përbashkët i disa autoriteteve, dhe Banka e Shqipërisë është në procesin e identifikimit të masave që mund të ndërmerren prej saj në këtë drejtim”, deklaroi ai.

Sipas tij, treguesit kryesorë financiarë të shëndetit të sektorit bankar, ata të kapitalizimit, të likuiditetit dhe të përfitueshmërisë, evidentojnë kapacitetin e tij të plotë për të përballuar rreziqet e veprimtarisë në kushte normale, si edhe për të treguar një rezistencë të mirë ndaj goditjeve.

“Në terma të rreziqeve, Banka e Shqipërisë vlerëson se ekspozimi i sistemit bankar ndaj rrezikut të likuiditetit dhe atij të luhatjeve të tregut është brenda parametrave të pranueshme, por administrimi i këtij rreziku kërkon vëmendje të vazhdueshme nga industria bankare. Ndërkohë, rreziku kryesor ndaj të cilit ekspozohen sektori bankar vijon të mbetet ai i kredisë. Ky rrezik bëhet edhe më prezent, si pasojë e persistencës së tij dhe problematikës së vazhdueshme që hasin bankat në procesin e marrjes dhe ekzekutimit të kolateralit. Në vijim të rritjes së nivelit të kredive me probleme në pjesën e parë të vitit dhe rënies së treguesit në pjesën e dytë të tij, raporti i kredive me probleme ndaj kredive në total zbriti ne 18.2% në fund te 2016, duke qenë në të njëjtin nivel me atë të një viti më parë”, deklaron Sejko.

Për këtë arsye, shprehet ai, reduktimi i kredive me probleme dhe krijimi i stimujve për nxitjen e kreditimit të shëndetshëm ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet e punës sonë.

Banka e Shqipërisë, thotë Sejko, ka punuar në disa drejtime për adresimin e këtij problemi. “Në gjykimin tonë, hapat e ndërmarra për zgjidhjen e kredive me probleme do të kontribuojnë në krijimin e një terreni të frytshëm për nxitjen e kreditimit të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Ky është një prioritet madhor, i cili kërkon një matricë shumëdimensionale veprimi dhe një bashkëveprim të gjerë midis autoriteteve shtetërore dhe sistemit bankar”, nënvizon ai.

Sejko komentoi edhe sigurinë e transportit të vlerave monetare.

“Në përgjigje të ngjarjeve negative të vitit të kaluar ku u cenua siguria e transportit dhe ruajtjes së vlerave monetare, Banka e Shqipërisë ka nxitur bashkëpunimin midis bankave dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit, për marrjen e masave për eliminimin e mangësive; ka shtuar inspektimet në vend për të këqyrur mundësinë e ndodhjes së rrezikut si dhe, ka forcuar kuadrin rregullator për krijimin e kushteve minimale të sigurisë fizike”, u shpreh ai./ATSH/b.d

Next Post

Kryemadhi kritika Luan Ramës: LSI nuk është parti kuotash, tërhiqu nga vendimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmton imazhin e Shqipërisë, aseti juaj më i mirë…”- Ambasadorja e Izraelit flet për protestat: Është një grup shumë i vogël që nuk i do hebrenjtë

“Dëmton imazhin e Shqipërisë, aseti juaj më i mirë…”- Ambasadorja e Izraelit flet për protestat: Është një grup shumë i vogël që nuk i do hebrenjtë

August 20, 2026
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare objektiv i merkatos, Ismajli në ‘radarët’ e klubit të Serisë A

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare objektiv i merkatos, Ismajli në ‘radarët’ e klubit të Serisë A

August 20, 2026
Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: U raportuan 27 vatra në 24 orë, pesë ende aktive

Zjarret po djegin Evropën, ekspertët paralajmërojnë: Do të shtohen me 39% në dekadat e ardhshme! Në rastin më të keq…

August 20, 2026
Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

Alarm masiv kibernetik në SHBA, objektiv pajisjet që përdoren për monitorimin dhe operimin e ujit, energjisë dhe…

August 20, 2026
Ngjarja e rëndë: Rrufe në fushën e futbollit, 18 të shtruar në spital, dy në gjendje të rëndë

Çmenduritë e motit në Itali, rreth 40 mijë rrufe godasin Ligurian, njëra godet dhe trenin në ecje!

August 20, 2026
Shqipëria, e gjashta në Europë për rritjen e lartë të borxhit gjatë pandemisë. E fundit për mbështetjen…

Sa borxh të brendshëm ka marrë qeveria në 7 muaj? 258.5 miliardë lekë tituj të shitur, më shumë se në të njëjtën periudhë të 2025-ës

August 20, 2026
Mori lokalin me qira pa kontratë dhe e ktheu në qendër bixhozi e bastesh online, arrestohet 35-vjeçari! Nën akuzë dhe pronari

Mori lokalin me qira pa kontratë dhe e ktheu në qendër bixhozi e bastesh online, arrestohet 35-vjeçari! Nën akuzë dhe pronari

August 20, 2026
DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë: Ngërçi i vazhdueshëm po humb mundësitë për vendin!

August 20, 2026
Vrasja e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë tre të akuzuarit

Referendumi për zonat e mbrojtura, KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

August 20, 2026
Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

“Vizitoni shtegun epik të Ballkanit”, CNN Travel: Një nga mrekullitë e fundit të virgjëra të Europës…

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com