• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Sejdini kërcënohet nga kriminelët”. Reagon Bashkia e Elbasanit

by A R
31/03/2017 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas  deklaratës së gazetarit  investigativ Artan Hoxha, i cili paralajmëronte rrezik gjatë zgjedhjeve në Elbasan, ka ardhur edhe  reagimi i bashkisë së këtij qyteti.

I kontaktuar nga Gazeta “TemA”, përgjegjësi Zyrës së Informacionit në bashki, Besim Dybeli, thotë se nuk ka pasur ndonjë gjendje të vështirë për sigurinë e kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Dybeli shprehet se deklarata e bërë nga gazetari Hoxha nuk është e vërtetë duke hedhur poshtë dyshimet për ndonjë sulm ndaj kryebashkiakut Sejdini.

“Përkundër deklaratës së gazetarit është e drejta e tij, por rreth Kryebashkiakut nuk ka asnjë lloj rreziku. Dua t’ju them se Qazim Sejdini vijon punën e tij normalisht dhe nuk ka pasur asnjë problem apo shqetësim,” pohon Dybeli.

I pyetur nga gazeta “TemA” nëse ka pasur ndonjë kërcenim ndaj kryebashkiakut Sejdini që mund të ketë sjellë shtimin e masave të sigurisë, Dybeli argumenton se nuk rruhet nga forcat speciale.

“Analistët dhe gazetarët janë të lirë të shprehin deklarata, por unë jam i përditshëm në Bashki për shkak të punës që bëj dhe nuk ka asnjë kërcenim në adresë të z. Sejdini. Nuk është e vërtetë absolutisht që ruhet nga forcat speciale dhe këtë mund t’ua u them me shumë sinqeritet dhe përgjegjësi, “shprehet Dybeli.

Më herët gazetari Hoxha paralajmëroi përplasje të forte gjatë fushatës elektorale mes palëve politike dhe atyre të krimit në qytetin e Elbasan. “Që nga momenti që kryetari i Bashkisë së Elbasanit lëviz i ruajtur nga forcat speciale, atëherë unë mund t’ju them se rreziku i këtyre zgjedhjeve është Elbasani. Do ketë një përplasje shumë të fortë. Edhe një nga partitë e koalicionit, partia çame ka bazë të fortë, PS po, LSI po dhe opozita nuk heq dorë. Përplasje e lobeve të forta ekonomike dhe të botës së krimit. Vaterloja ka zbritur nga Lezha në Elbasan. Biznesi i pari, paraja”, theksoi Hoxha.

Next Post
PROFILET / Kush janë 5 kandidatët për President në Serbi

PROFILET / Kush janë 5 kandidatët për President në Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

March 19, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit

March 19, 2026
Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In