• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sejamini: SPAK ka hapur çështje që nuk i imagjinonim, por duhet t’i bëjmë presion të shkojnë më tej!

by A R
22/10/2024 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për arrestimin e Ilir Metës dhe SPAK-un.

Sejamini tha se SPAK ka bërë hetime të cilat më parë kanë qenë të paimagjinueshme dhe se duhet bërë presion që të vijojë dhe të shkojë më lartë, duke hetuar mazhorancën.

“Ne kemi pritur nga SPAK të bëjë drejtësi dhe të pastrojë politikën nga elita e vjetër, kemi pritur të luftojë i vetëm korrupsioni dhe ishim të papërgatitur për të kuptuar që SPAK nuk e ka këtë detyrë, por kemi mëshuar që të zgjidhë SPAK problemet e Shqipërisë. Kur SPAK merr të pandehur diskutojmë sepse dukja është më ndryshe. Diskutimi që kemi sot është  i pashmangshëm. E vërteta mund të jetë diku në mes.

A janë hetimet të motivuara politikisht? Besoj se po. Në rastin e Berishës e ka çuar Balla denoncimin në SPAK. A ka dashur SPAK të kërkojë gjëra me lupë për Metën dhe Berishën? Patjetër. Po more një dosje dhe shikon gjithë kohën patjetër do të gjesh diçka.

Ne do t’i gjykojmë në mënyrë krahasimore apo në vetëvete? Duhet të shohim çështjet apo do të gjykojmë që meqë janë drejtues të opozitës, merr vlerë tjetër.

Çfarë do të bëjmë ne tani, do të gjykojmë SPAK-un apo SPAK meqë bëri çfarë bëri, ti bëjme presion që të vazhdojë më tej? Reforma në drejtësi, kam patur shpresë që ka bërë disa hapa, por do ti bëjmë presion ta vazhdojë, të shkojë te Veliaj dhe Rama.  Apo ta dënojmë SPAK? Të shpallim vdekjen e reformës në drejtësi? Jemi në pozitë të vështirë.

SPAK ka bërë hapa që kanë qenë të paimagjinueshme më parë. Kemi ministra, kryetarë bashkishë, që nuk janë më. Kemi temën e krimit në zgjedhje dhe SPAK po e heton.

SPAK sot ka hapur një çështje që nuk e imagjinonim, grupet kriminale kanë vendosur në listën e Durrësit, të tretin pas Edi Ramës njeriun e tyre (Çyrben).

Peshqit e mëdhenj janë Rama, Berisha, Meta, Veliaj, disa biznesmenë të mëdhenj. Nuk duhet të prekemi nga fakti që po hetohen por të hetohen në mënyrë të ndershme, të jenë të balancuar dhe të respektojnë të drejtat dhe dinjitetin e tyre”, tha Sejamini.

Next Post
Habit zyrtari i Metës: SPAK po tenton të krijojë një forcë të re politike, pra të kthehet në parti

Arrestimi i Metës/ Blushi: Telefonova Vocajn, as ai nuk e dinte ku ishte ish-Presidenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

Wall Street pëson rënien më të madhe, Trump fajëson demokratët: Për shkak të tyre humbën edhe kursimet tuaja të pensionit!

November 6, 2026
Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK!

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK!

November 6, 2026
“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”- Motrat Kylie dhe Kendall Jenner trondisin rrjetin me puthjen në buzë: Nuk është gjithçka…

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”- Motrat Kylie dhe Kendall Jenner trondisin rrjetin me puthjen në buzë: Nuk është gjithçka…

November 6, 2026
Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

November 6, 2026
Spanja kapi mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone, në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare! Detajet e operacionit

Spanja kapi mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone, në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare! Detajet e operacionit

November 6, 2026
Hapet në Shangai Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e Importit (CIIE)

Hapet në Shangai Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e Importit (CIIE)

November 6, 2026
Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë: IKMT shemb 9 objekte për hapjen e rrugës së investimit

Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë: IKMT shemb 9 objekte për hapjen e rrugës së investimit

November 6, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

November 6, 2026
“35.15 miliardë lekë për rrugët”, Karakaçi: Financim i plotë për Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Ndroq-Plepa

“35.15 miliardë lekë për rrugët”, Karakaçi: Financim i plotë për Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Ndroq-Plepa

November 6, 2026
Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In