• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sejamini kritika PD-së: Këta akoma bëjnë sikur luftojnë komunizmin, dinë vetëm ‘Rama, Rama, Rama, Rama’

by A R
19/12/2023 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Neritan Sejamini ka kritikuar mënyrën se si Partia Demokratike bën opozitë, duke vijuar të flasë për komunizmin, me fushata që ngjajnë si ato të viteve 90′ dhe nuk u përgjigjen më kërkesave dhe pikëpamjeve të shqiptarëve.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se opozita nuk merret me hallkat që e mbajnë pushtetin e Ramës, si oligarkët, madje është në partneritet me ta.

“PD e sotme nuk merr parasysh ndryshimet e mëdha që kanë pasur shqiptarët në 30 vite. E koncepton si betejat e viteve 90’. Mendësia e PD është mendësia e 30 viteve më parë. E koncepton gjithçka si luftë heroike. Njerezit që kanë lindur në vitin 90′, sot janë 33 vjec. Nuk kanë asnje mbresë nga komunizmi, kanë halle të tjera.

PD ka qenë 15 vjet në pushtet, mund ta kishte luftuar komunizmin. Kur është në pushtet rri me oligarkët, rri me “intelektualët” edhe me ish spiunët e sigurimit. Kur del në opozitë, merret me komunizmin. Kujt i thotë, një 18 vjeçari i flet për komunizmin?!

Tjetra, një pjesë prej tyre janë njerëz shumë shumë të pasur. Edhe ata vetë nuk janë si në vitet 90′. Sot janë të veshur, të ushqyer, me luks dhe me vila. Kjo që bën PD stonon me interesat e njerëzve dhe perceptimin që kanë njerëzit.

Gjithë sistemi në Shqipëri është thellësisht autokrat dhe e mban pushtetin me një dorë oligarkësh. Opozita është indiferente ndaj tyre.

Nëse opozita nuk shkatërron këtë regjim dhe çdo hallkë të saj, nuk ka si vjen në pushtet. Me “Rama, Rama, Rama, Rama”, nuk vjen dot në pushtet. Po me oligarkët e Ramës, që bëhet fjalë për miliona dhe miliarda, që po hanë parkun dhe bregdetin?”, tha Sejamini.

/a.r

Next Post
“Blindohet” Gjykata e Elbasanit, jepet sot masa e sigurisë për Mjacajn dhe 12 punonjësit e IEVP Peqin

"Blindohet" Gjykata e Elbasanit, jepet sot masa e sigurisë për Mjacajn dhe 12 punonjësit e IEVP Peqin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskenat e atentatit të vitit 1996/ Gjyqi për vrasjen e Tupac, zbardhen detajet e reja për pesë personat në dy makinat e natës fatale

Prapaskenat e atentatit të vitit 1996/ Gjyqi për vrasjen e Tupac, zbardhen detajet e reja për pesë personat në dy makinat e natës fatale

August 6, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Pezullohet operacioni për shkak të errësirës, vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

August 6, 2026
Akuzohet për kanosje, shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Akuzohet për kanosje, shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

August 6, 2026
Në vend të rindërtimit ngrihet bazë ushtarake në Gaza, Bordi i Paqes jep kontratën e parë

Në vend të rindërtimit ngrihet bazë ushtarake në Gaza, Bordi i Paqes jep kontratën e parë

August 6, 2026
25 vatra zjarri në 12 orët e fundit në të gjithë vendin, 10 mbeten aktive

25 vatra zjarri në 12 orët e fundit në të gjithë vendin, 10 mbeten aktive

August 6, 2026
U kap me katër pistoleta “Glock” rrugës për Sarandë, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit: Mendova se ishin lodra

U kap me katër pistoleta “Glock” rrugës për Sarandë, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit: Mendova se ishin lodra

August 6, 2026
Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, turisti spanjoll transportohet tek Trauma

Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, turisti spanjoll transportohet tek Trauma

August 6, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

GJKKO fsheh Rregulloren Bani, për t’i shpëtuar anulimit të saj

August 6, 2026
Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike

Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike

August 6, 2026
KLGJ apo GJKKO? Apo të dy?

KLGJ apo GJKKO? Apo të dy?

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com