• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sejamini ia thotë troç Nokës: Jeni mjeshtra të justifikimeve, nuk “mbillni” dot shpresë!

by A R
12/11/2024 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur replika mes analistit Neritan Sejamini dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka për opozitën dhe përgatitjet e saj për zgjedhjet.

Sejamini i tha Nokës se opozita nuk mund të justifikohet më dhe se rrëzimi i Edi Ramës nuk varet nga personi që zgjidhet President i SHBA-ve, siç po mendon opozita e entuziazmuar nga zgjedhja e Donald Trump, por varet nga sa opozita frymëzon shqiptarët.

Biseda në studio: 

Neritan Sejamini: Beteja juaj është për të frymëzuar shqiptarët. Nuk duhet të justifikoheni. Jeni bërë mjeshtra për justifikime. Mbaroi edhe vula edhe të gjitha. Nuk duhet të gënjeni veten, është gjëja më e thjeshtë në botë të gënjesh veten. Shikoni përpara. Çdo justifikim është humbje kohe, çdo mesazh i trishtuar është shkurajim i votuesve, duhet të ngrini zemrat dhe shpresat. Ju mund të keni shumë alternativa. Edi Rama rrëzohet vetëm në zgjdhje. Pastaj, janë të ndershme apo të pandershme, ai prapë me zgjedhje rrëzohet. Në çdo rrethanë, kushdo të jetë president në SHBA, ka vetëm një rrugë për opozitën, të shkojë në zgjedhje dhe të fitojë zgjedhjet, nuk ka rrugë tjetër.

Flamur Noka: Absolutisht askush nuk ka thënë se erdhi Trumpi dhe do të fitojmë ne. agjenda e Soros vdiq dhe për ne është kaq fitore e madhe. Kaq thashë unë. Ju thashë një gjë, a na ka lënë kusht të jemi në këtë axhendë? Na kanë mbajtur në këtë cirkuit. Pse u kthyem në parlament? Është buxheti i shqiptarëve dhe duhet ta demaskojmë. Kemi filluar programin elektoral të PD, nuk do të ketë tallje me pensionistët duke shtuar dy euro pensionin.

Neritan Sejamini: Në Shqipëri ka etje për ndryshim. Ka një tokë pjellore dhe ju nuk mbillni shpresën. Ju nuk frymëzoni, duhet të gjeni frymëzimin. Duhet një vizion si do të jetë Shqipëria sipas PD në 2030. Ti thoni njerëzve që Shqipëria do të jetë ndryshe.

Flamur Noka: Të dalim me slogane dhe jo me premtime?

Neritan Sejamini: Të kuptoni votuesin dhe ta frymëzoni.

Flamur Noka: Pensionistët janë në ditë të zezë, ne themi nuk do të ketë pension nën 200 euro. Nuk do të ketë bursë për studentët nën 200 euro.

Neritan Sejamini: Nuk funksionon kështu.

Flamur Noka: Nuk do të ketë polici nën kthetrat e krimit.

Neritan Sejamini: Nuk është kaq e thjeshtë, po të ishte kështu çdo opozitë do të mundte çdo pushtet. Nuk duhet të thoni çfarë mendoni ju, duhet të kuptoni njerëzit. Ju duhet të kuptoni votuesit. Duke dhënë shifra, premtime, këto janë monotone…

/a.r

Next Post
“Nuk dënohet një qytet për një shashkë në Lushnje”, Tirona Fanatics kundër vendimit të FSHF

“Nuk dënohet një qytet për një shashkë në Lushnje”, Tirona Fanatics kundër vendimit të FSHF

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

March 4, 2026
Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

March 4, 2026
Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

March 4, 2026
LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

March 4, 2026
Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

March 4, 2026
Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

March 4, 2026
Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In