• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Segmenti Lin-Pogradec, jepen 1 mld lekë për pjesën e mbetur 17 km

by Java News
17/05/2017 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas problematikave ndër vite, duket se më në fund segmenti i shumëpërfolur Lin-Pogradec do të kompletohet, duke bërë që të kthehet në kushte normale. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërtimin e 17 km të mbetura të këtij segmenti, konkretisht nga kilometri i 4-t deri në kilometrin e 21-të, me vlerë 1 miliardë lekë, pa përfshirë vlerën e TVSH.

Në njoftimin e publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike, bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 24 Muaj, ndërsa afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 7 Qershor 2017, ora 11.00.

Segmenti në fjalë përfshin Lotin 2 dhe Lotin 3 te aksit nacional Qafe Thane – Lin – Pogradec, nga km 4 në  km 21+050, segment i rikonstruktuar së fundmi bazuar në kontrata të vitit 2011 dhe 2013 por që ka nevojë për riasfaltim, gjelbërim, sinjalistikë, nënkalime, etj.

Projekti i plotë për ndërtimin e këtij segmenti ka pësuar disa ndryshime duke shmangur prishjen e bunkerëve, futjen në liqen dhe duke shtuar një tunel. Ministria e Kulturës ka kërkuar që dy bunkerët të konsideruar si monumente historike, të ruhen dhe të ruhet vija e liqenit, pasi është pikë kryesore plazhi për banorët e Pogradecit dhe turistët.

Faza e parë e punimeve në këtë segment ka kushtuar 24 miliardë lekë, ndërkohë që duket se edhe në këtë sezon turistik, vizitorët do të përballen me punime në rrugë dhe vështirësi në kalim.

ma.me

Next Post
Tmerrohet familja: Kukulla lëshon tinguj rrënqethës dhe na sulmon kur flejmë

Tmerrohet familja: Kukulla lëshon tinguj rrënqethës dhe na sulmon kur flejmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com