• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Segmenti i Unazës së Madhe nga shkolla teknologjike te Kopshti Botanik do jetë gati në shtator (FOTOT)

by Java News
14/08/2017 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shtator Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë funksionale për qytetarët. Për pak ditë pritet të hapet edhe segmenti më i rëndësishëm i saj, i cili lidh zonën e “Pallatit me Shigjeta” me Farkën, duke i dhënë zgjidhje kështu problemit të trafikut të makinave që vijnë nga sheshi “Shqiponja” dhe Kombinati në drejtim të qendrës, si dhe të atyre që udhëtojnë drejt juglindjes.

Pas përfundimit të veprës së mbikalimit te zona e Shkollës Teknologjike, punimet janë në 600 metrat e fundit që përshkojnë zonën e Selitës dhe që e lidhin Unazën me pjesën ekzistuese në afërsi të Kopshtit Botanik. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot punimet dhe u shpreh i kënaqur me ritmin me të cilin po ecin ato.

“Ky është një projekt jetik për qytetin, një arterie kryesore e cila sjell trafik, duke lidhur dy pika, Farkën dhe Kasharin, dy zona të populluara të Tiranës, pra gjithë zonën e Kodrës së Diellit, Kristalit, Njësinë 5 me Kombinatin Ushqimor. Sigurisht, ky është një projekt i madh, që do të thotë se edhe ritmi që kemi pasur në kaq pak muaj ka qenë jashtëzakonisht i lartë, ndaj jam shumë krenar për të gjithë kolegët, nga inxhinierët deri tek punëtorët më të thjeshtë, që kanë punuar ditë e natë, një pjesë e madhe prej tyre kanë sakrifikuar pushimet e verës, që kur pjesa tjetër e Tiranës të kthehet nga pushimet, ta gjejë këtë aks të përfunduar”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Ai bëri të ditur se veç punimeve për pjesën kryesore të këtij projekti, në shtator do të kenë përfunduar punimet edhe për të gjitha elementët e tjerë shtesë dhe sekondar, siç janë ndriçimi, rrugët dytësore, trotuaret apo mbikalimet për këmbësorët.

Ndërsa falenderoi institucionet e tjera që kanë kontribuar në realizimin e kësaj pjese të Unazës së Madhe, ai shprehu besimin se me krijimin e qeverisë së re në shtator puna për ndërtimin e loteve të tjera të kësaj Unaze do të ecin edhe më shpejt.

“Dua të falenderoj të gjithë kolegët që kanë marrë pjesë, nga Ministria e Transportit, ARRSH, qeveria shqiptare, nga kryeministri i vendit, që ka qenë avokati kryesor i avancimit të shpejtë të Unazës së Tiranës dhe mezi pres që me krijimin e qeverisë së re, të kërkojmë një shpejtësi akoma më të madhe për pjesët e tjetra të Unazës, që besoj se do jenë faza e ardhshme, ajo që lidh pjesën e Dajtit dhe sidomos ajo që lidh pjesën e Bregut të Lumit. Më në fund, kemi një propozim konkret për mbikalimin dhe nënkalimin tek rrethrrotullimi i “Shqiponjës” dhe me zgjidhjen e asaj nyje, besoj zgjidhim një pjesë të madhe të problematikës së Tiranës”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur se shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të nisë aksionin për mbylljen e të gjitha hyrje/daljeve të paligjshme në akset kryesore rrugore të qytetit, të cilat janë një burim rreziku për jetën e qytetarëve.

“Bashkia e Tiranës do të fillojë një operacion për të mbyllur të gjitha ndërprerjet e paligjshme në autostradat që janë në territorin e Tiranës, duke nisur nga autostrada Rinas-Tiranë, te rruga “Dritan Hoxha”, të gjithë akset kryesore të Tiranës. Është e pamundur që të kemi një qytet funksional, me 190 mijë makina në Tiranë, plus ato që vijnë nga rrethet, nëse në çdo 100 metra, dikush çan autostradën, dikush bën një gomisteri, dikush rrotat, dikush tjetër bën servis, dikush lavazh. Kjo nuk ka sens”, tha Veliaj.

Ndaj, u bëri thirrje të gjithë individëve apo bizneseve të ndryshme që kanë ndërhyrë në akset rrugore të bashkëpunojnë dhe të rikthejnë rrugën në gjendjen e mëparshme përpara se të mbërrijnë përfaqësuesit e institucioneve ligjzbatuese.

Ai njoftoi se me nisjen e vitit të ri shkollor në muajin shtator do të rikthehet edhe rregulli i qarkullimit për automjetet që bëjnë furnizimin e njësive tregtare në kryeqytet, duke i dhënë përparësi lëvizshmërisë së nxënësve.

“Në fillim të vitit shkollor, do të risjellim në fuqi të gjithë regjimin e trafikut që përdorim gjatë muajve shkollorë. Do të thotë që orët e mëngjesit janë të dedikuara kryesisht për trafikun familjar, ndërkohë që vetëm pasi ka filluar ora e mësimit mund të rifillojnë ata që bëjnë furnizimin e dyqaneve. Ne besojmë se në qytetin tonë janë shumë më të rëndësishëm nxënësit, se sa patatinat e çamçakëzët që edhe mund të presin, sa të ketë filluar ora e mësimit”, përfundoi Veliaj.

a.ç

 

 

 

Next Post
Rruga e Arbrit kushton 250 mln euro dhe ndërtimi i saj do zgjasë 46 muaj. Qeveria miraton propozimin

Shpallet sërish koncesioni për Rrugën e Arbrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In