• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Segmente të SPAK janë nën kontrollin e Berishës”, analisti për arrestimin e Veliajt: Ols Dado, shok i Argitës!

by S T
07/03/2025 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Segmente të SPAK-ut kontrollohen nga Sali Berisha dhe Olsi Dado, prokurori i dosjes së Erion Veliajt, është shok i vajzës së kreut të PD-së, Argita Berisha.

Kështu u shpreh sot në emisionin “Studio Live”, analisti Ilir Demalia. I ftuar në Report Tv ai ironizoi koalicionin opozitar të Berishës, duke u shprehur dhe përgjigjur njëkohësisht tezës së të ftuarit tjetër Faik Basha, anëtar i Partisë së Lirisë, që tha se po gjenden njerëz patriotë për kandidatë për deputetë.

“Po, po bënin patriotizëm me Fredi Belerin në koalicion dhe me lobin grek!”, tha analisti, duke kujtuar se ish-kryeministri ka qëllime të tjera dhe nuk e do Drejtësinë.

“PD ka axhendë shoviniste. Aleancë me fredi Belerin dhe Vangjel Dulen, që kanë axhendë greke. I thoni edhe patriotizëm. Mos fyeni inteligjencën e qytetarëve. Nuk mund t’i gënjeni njerëzit. Një nga pikat tuaja të dobëta është aleanca me lobin e ndyrë grek, ndaj s’do votojnë shqiptarët. Ndaj e përdori Berisha Belerin për të shkaktuar përçarje, e futi në Himarë. Nuk mund të hiqeni si patriotë me Belerin në krah! Budallenj i dini shqiptarët ju?”, tha Demaliaj për Report Tv.

Më tej ai bëri krahasimin mes opozitës kur ishte në pushtet dhe mazhorancës aktuale.

“Kjo pozitë ka gjynafe të mëdhaja. Por Qeveria duhet të themi të vërtetën i ka dhënë një imazh tjetër në arenën ndërkombëtare dhe politikën e jashtme Shqipërinë. Këta kanë gjynahe sa të duash, por ndryshe nga opozita, këto po i dënojnë, nuk po e bllokojnë SPAK. Në kohën e Berishës e Metës jo vetëm nuk dënohej njeri, por edhe nuk i la të arrestoheshin.

Po ta kontrollonte Ramën drejtësinë, duk do i arrestoheshin 60 veta. Por fakti që drejtësia po godet krejt të njëanshme tregon se nuk e ka kontrollin qeveria. Ai tjetri nuk të linte t’i afroheshe as policisë jo më institucionit, dogji e fshiu edhe serverat. Berisha e quan SPAK-un organizatë terroriste. Që SPAK ka brenda segmente që kontrollon Berisha kjo është evidente, e dukshme. Prokurori i Veliajt ka kaluar nga zyra e Ramës, që është shok i Argitës? Unë nuk kam qenë asnjëherë dakord me gjithë këtë pushtet që i është dhënë SPAK. Po goditet në mënyrë të njëanshme nga drejtësia. Si e kontrollon kur është 60 me 3. A e keni parë koalicionin opozitar, ku janë përzier e majta ekstreme, e djathta, pensionistat, nacionalistat, monarkistat, legalistët, fashistët, komunistët, etj, ku bëhet një koalicion i tillë”, vuri në dukje analisti.

K

Next Post
Shqipëtar, boll rrëmove dheun

Shqipëtar, boll rrëmove dheun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In