• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Secili me çekiç mbi kokë

by Frrok Çupi
17/04/2023 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesë nga libri: “E pashë shtetin duke rënë”
Një retrospektivë e viteve të nxehta 1996 – 1997 nëpërmjet syrit të një analisti

Nga Frrok Çupi

Çfarë mund të pritej mbas dy fushatave zgjedhore të manipuluara: 26 Maji dhe 20 Tetori? Pritej pikërisht kjo që po ndodh: Ushtrimi i presionit që nga lart tek individi dhe nga individi lart. Mbi kokën e secilit po vendoset një çekiç.

1. Çekiçi – institucion mbi institucionin

Mbas dominimit të pushtetit politik mbi pushtetin gjyqësor, ndarja e pushteteve mori fund. Institucionet e tjera, mbas kësaj, ishin lehtësisht më të ndrydhshme. Shembulli me Sindikatat. Kryetari i votuar në Sindikata, zoti Azem Hajdari, u shpall “i paligjshëm”. Ndërsa ai që u votua “kundër”, hyri në ombrellën mbrojtëse të pushtetit politik dhe u shpall kryetar “i ligjshëm” i Sindikatës.
Qëllimi i kaosit institucional është ky: Njëri bëhet gogol i tjetrit dhe të dy ndiehen të kërcënuar.

2.Kërcënimi brenda llojit

Kjo u aplikua me shembullin e bombës në banesën e kryetarit të Gjykatës së Apelit. Efekti më i fuqishëm që ka mbetur mbas këtij sulmi, është frika në palcë e gjyqtarëve. Ajo përshkon dy linja: Linja e parë vjen nga përfshirja në korrupsion. Kryetari i sulmuar është i përfolur. Ndërsa linja e dytë e frikës vjen nën idenë se “kur shteti nuk mbrojti gjyqtarin më të dashur të tij, si mund të na mbrojë ne të tjerëve?”.
Nën të njëjtën psikozë, piramida shtetërorë ka krijuar të gjitha posibilitetet që kërcënimi të ndodhet kudo brenda të njëjtit lloj. Psh., lloji i të varfërve e ka konfliktin mes vetes për shkak të instiktit për mbijetesë. Lloji i pronarëve të rinj ka brenda vetvetes kërcënimin e të më të madhit mbi më të voglin ose e kundërta. Lloji socialist si dhe lloji demokratikas, kanë secilin kërcënimin po brenda për brenda.

3. Dhuna vullnetare mbi vetveten

Në njëfarë mënyre, nuk mund të akuzohet qeveria pse qytetarët e saj e vunë tërë pasurinë në firmat piramidale. Edhe ditën që piramida do të bjerë, përsëri “qeveria nuk ka gisht”. Sepse qeveria lejon sheshit një veprimtari jo-legale. Stresson qytetarët dhe liron qeverinë nga çdo përgjegjësi. Ndryshe nga çfarëdo lloj diktature tjetër ku shteti shprehet hapur “i linjës së ashpër”, qeveria shpallet jashtë përgjegjësisë
Dhuna tani është e fshehur nëpër fraza “demokracie

Nëntor 1996

Esse

PORTA JOTE TROKET NESËR?!

Ishin kohët e turpëshme të mortajës naziste. ‘Rrugica jonë i kishte shtëpitë të ngjitura me njëra tjetrën. Mbas mesnate dëgjohen trokitje shkallmuese të një porte druri. Pastaj edhe në një tjetër. Hapa sytë dhe vura veshin. Ishin ata. “Komunistët, komunistët!” – ulërinin dhe shkallmonin. Piskama e fëmijëve dhe e grave griste qiellin. Aha, duan komunistët?! Unë nuk jam komunist. Ktheva anën dhe rashë në gjumë…

Pas dy netësh përsëri të njëjtat shkallmime, dhe të njëjtët zëra vajtues të fqinjëve. Kërkonin mësuesit. As mësues nuk jam; vura kokën në jastek.

Përsëri rrugica jonë pas mesnatës tjetër. “Çifutët, çifutët” – ulërinin e rrëmbenin. As çifut nuk isha, as porta ime nuk ra ndonjë herë. Kur kërkuan të mblidhnin të gjitha gratë shtatzëna, atëhere më erdhi të qesh As grua, as shtatzënë, atëhere pse të ngrihesha…

Pastaj ra porta. Më kërkonin mua. Në rrugicë nuk kishte mbetur më asnjeri që të lëshonte as edhe një zë për mua…”

Filozofia e estetit dhe profetit gjerman është transmetuar në mëse 50 gjuhë të Botës, edhe mbas rënies së nazizmit. Ne gjithashtu, mund të mësojmë të lexojmë.

Mbrëmë na morën Edi Ramën dhe e gjakosen.

A ka ndonjë piktor tjetër në këtë rrugicë? Jo…”Nndonjë publicist, ndonjë nonkonformist, ka këtu vallë?” “Jo, unë për vete nuk jam. Madje as ndonjë djalë me emrin Edi, nuk ka këtu. Mua më quajnë Eduard”.
Fli, o mik. Nesër do të zbardhet një ditë tjetër. Ku ta dishë se cilin do të kërkojnë mbas Edit. Me siguri opozitarin. Duhen disa ditë që edhe opozitarët të mbarojnë. Vëzhgues të politikës ndërkombëtare janë duke e parë vendin tonë si një oaz të rrezikshëm. Rrezikohet që të shpërthejë konflikti brendapërbrenda
Me siguri pozitarët do të mbarohen brenda një nate dhe radha u vjen jo-opozitarëve. Ndoshta edhe derës tënde që nuk quhesh Edi por Eduard.
Cilit i ka humbur vota, zgjohuni!
A ka banorë kjo rrugicë!?… Këtu gjatë gjithë ditës (26 Maji 1996), njerëzit kanë qënë të tromaksur nga policë dhe civilë të armatosur. Shumë prej aktivistëve të komisioneve kishin dy-tri net që nuk flinin në shtëpitë e tyre, për shkak të frikës së bastisjes. Që në mëngjes filloi terrori shtetëror, duke rrahur e tërhequr nëpër stacione policie komisionerë, aktivistë të tjerë dhe kandidatë për deputetë.
Në “rrugicë” askush nuk dëshmon se i ka humbur vota, askush nuk kërkon votën e tij.
Tani qytetari ndodhet i vetëm, në çdo çast që t’i trokasë porta. Sot duhej shteti dhe kontrata e individit me shtetin. Mirëpo hajduti i votave iku vrik nga rrugica, kur të gjithë “flinin”. Ai është, kushedi ku është.
Ku janë paratë tona!?
Tani nuk ka më nevojë që dora e shtetit të trokasë nëpër porta. Trokasin fatkeqët tek njëri tjetri.

Next Post
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale dëgjon sot dëshmitarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In