• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seanca te Krimet e Rënda, Basha nuk i shkon Ballës në ‘takim’

by A R
10/07/2018 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri dy i Partisë Socialiste ka folur nga ambientet e Krimeve të Rënda ku deklaroi se kreu i PD nuk është paraqitur për të dëshmuar. Taulant Balla tha sot se Lulzim Basha ka udhëtuar drejt SHBA-ve, duke iu shmangur kështu dëshmisë.

“Sot jemi në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku është faza e parë e apelimit gjyqësor nga ana ime kundrejt kësaj shpifje. Kam bërë edhe një kallëzim në prokurori.

Do depozitoj të tjera elemente shtesë që e implikojnë Bashën se kishte dijeni për sasinë e eurove dhe se kam dyshime se ai i njeh porositësit e shpallur në kërkim.

Sot Basha nuk u përball me shpifjen sot. Nëse do të kishte burrërinë do të kishte qenë i pari që do t’i drejtohej prokurorisë. Basha se bëri, sot nuk u paraqit. Thonë se ka ikur në SHBA.

Por i sugjero se nëse është e vërtet, se e ka zakon që t’i fshihet drejtësisë, si në rastin e hetimit për rrugën Durrës-Kukës. Nëse është në Amerikë, ka një detyrim ligjor që para organeve ligjzbatuese amerikan duhet të japë shpjegime për kontratën lobuese.

“Mezi pres të përballem me Luzlim Bashën dhe personi i parë që duhet të thirret për këtë çështje është se duhet të thirret Lulzim Basha.

Apeli im për prokurorinë e Krimeve të Rënda është që të thirret Basha që siç ka bërë akuza në Kuvend të vijë të flasë sepse ka njohje me ta. Ai i njeh personat e përfshirë në kapjen e eurove në ‘Toyota’.

Kam dyshime që ai i njeh dhe dy personat e tjerë të cilët kanë qenë prezentë në çadrën e Lulzimit. Kjo është një instancë e parë ku për shkak të mos ngritjes së institucioneve të reja dosja edhe mund të transferohet.

Pas kësaj akuze të turpshme se në fund të këtij procesi që mund të jetë edhe i gjatë, me vendim gjykate Lulzim Basha do më kërkojë ndjesë për shpifjet mua. Unë jam gati të përballem me Lulzim Bashën dhe Lulzimi duhet të vijë me doemos”  – tha sot Balla.

Taulant Balla kallëzoi penalisht kryetarin e PD, Lulzim Basha për nxjerrje të sekretit hetimor si dhe për shpifje, lidhur operacionin e policisë ku u sekuestruan 3.4 mln euro në dy automjete “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Nga foltorja e Kuvendit disa dite me pare , Basha akuzoi Ballën se ishte garant i dërgesës së parave të siguruara nga veprimtari të paligjshme në vendet e Europës, të cilat po tentoheshin të futeshin në vendin tonë të fshehura në dy automjete.

Next Post
“Kemi ligje evropiane, por i zbatojmë si ballkanas”

"Kemi ligje evropiane, por i zbatojmë si ballkanas"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In