Ndërsa pritet që në orën 10:00 të zhvillohet seanca plenare e ditës, Kuvendi është rrethuar nga një kordon sigurie.
Rreth tij janë vendosur barriera metalike dhe forca policie.
Këto masa kanë vijuar që prej 2 korrikut kur para Kuvendit u mblodhën protestuesit duke qëlluar deputetët me vezë dhe duke penguar daljen e tyre.











