• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Seanca për protestuesit/ Deputetët e PD thyejnë derën e gjykatës, Noka kap për fyti policin

by A R
04/04/2018 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

12:30/ Spaho: Protestuesit janë marrë natën me dhunë

“Nga dëshmitë e të pandehurve në sallën e gjyqit, ata që kanë folur deri tani, kuptojmë se përse qeveria, Edi Rama, policia, nuk deshi të ishim prezent në sallën e gjyqit. Të arrestuarit janë marrë natën, me dhunë, zbathur, nuk i kanë lejuar të marrin as sendet personale, janë goditur, janë dhunuar, janë mbajtur në kushte skandaloze nëpër qeli ku i kanë futur. Të gjithë janë të papunë, vetëm një ka rezultuar shofer furgoni. Njerëz që kanë deklaruar se kemi ardhur në protestë sipas thirrjes së këshillit bashkiak të Kukësit. Kjo është fytyra e vërtetë e këtij regjimi narko-trafikantësh që dhunon dhe burgos qytetarët e tij, dhunon opozitën, deputetët e kuvendit në tentativë  për tu mbajtur me kthetra pas kolltuqeve dhe pushtetit”, tha Spaho.

11:57/ Vijon seanca për masën e arrestit për 23 personat e arrestuar për Rrugën e Kombit.

Prokuroria ka lexuar kërkesën për 23 persona, ku mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 11 prej tyre, 5 arreste shtëpie, ndërsa për 7 të tjerët detyrim paraqitje.

Arrest me burg është kërkuar për: Rasim Onuzin, Florion Onuzin, Elton Cengun, Vasil Laçi, Evis Oruçin, Shkëlqim Vata dhe Shpëtim Toda.

11:20/ Ndërpritet seanca. Vendimi u mor pas kërkesës së avokatëve për pak minuta pushim.

10:20/ Protestuesit para gjykatës: Jemi arrestuar gjatë natës

“Erdhën na morën zvarre në mes të natës, nuk na arrestuan në mëngjes”. Kështu deklaroi një nga personat e arrestuar, sot në sallën e gjyqit. Mes të arrestuarve është edhe Ahmet Tobi, një qytetar i sëmurë me zemër, ndërsa ka bërë dy koronare. “Jemi marrë nga krevati me bizhame. Nuk është e vërtete qe jemi arrestuar ne orën 10 te mëngjesit, jemi arrestuar ne 3:00 të natës. Policë të maskuar na kanë marrë me forcë, ndaj prokuroria gënjen”, tha një nga të pandehurit në sallën e gjyqit.

09:50/ Trupi gjykues ka vendosur vijimin e procesit me dyer të mbyllura. Mediat janë nxjerrë nga salla ndërkohë janë lejuar deputetët e PD.

Jashtë gjkatës qëndrojnë familjarët të personave të ndaluar si dhe mbështetës të opozitës.

09:35/ Ndërpritet seanca. Avokatët kanë kërkuar largimin e policisë nga gjykata për vijimin e seancës. Trupi gjykues është tërhequr për vendim.

09:25/ Spaho telefonon LIVE drejtorin e policisë.

Pas konfrontimeve në dyert e gjykatës mes policëve dhe deputetëve të PD, kreu i Grupit të kësaj force telefonoi para kamerave drejtori ne policisë së Tiranës kastriot Skënderaj.

“Policet e tu me gjakosen me c’te drejte pengon deputetet te futen nuk ka vendim për seance me dyer te mbyllura. Më thuaj kush të ka dhënë urdhër për të mos më lësh mua në gjykate, këtë më thuaj kush të dha urdhër, më thuaj”, tha Spaho. Mësohet se Spaho ka marrë edhe ministrin Xhafaj në telefon, por ky i fundit nuk i është përgjigjur.

09:20/ Nis seanca në Gjykatën e Tiranës. Pas konfrontimeve të deputetëve me policët në hyrje të gjykatës, ka nisur seanca për shqyrtimin e masave të sigurisë për protestuesit e ndaluar. Të pranishëm janë edhe disa deputetë të PD.

09:15/ Flamur Noka kap për fyti policin. Pamje të reja nga përplasja e deputetëve të Partisë Demokratike dhe policisë në ambientet e Gjykatës së Tiranës janë siguruar nga BalkanWeb. Në pamjet filmike duket deputeti i PD, Flamur Noka i cili pasi godet i vë dorën në fyt një efektivi policie që përpiqet të ndalojë hyrjen e tyre. Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar të futen në sallën e gjyqit ku do jepet masa për të ndaluarit, duke thyer edhe derën.

09:02/Është tensionuar situata në Gjykatën e Tiranës ende pa nisur seanca ndaj protestuesve të ndaluar pas incidenteve në Rrugën e Kombit.

Deputetët e PD kanë kërkuar të futen në sallën e gjyqit por nuk janë lejuar nga siguria e Gjykatës.

Ata janë konfrontuar me policët më pas. Deputeti i PD Spaho ka hedhur akuza se u dhunuan nga policia. Ai ka dalë nga përplasja brenda ambienteve të gjykatës me njolla gjaku në duar.

“Nuk na lejuan, forcat e PS ushtruan dhunë. Ky është shteti diktatorial i Edi Ramës. Kështu si ka rrethuar gjysmën e Tiranës me polici. Do përplaset me qyetarët do përplaset me ne, nuk ia del dot me ne”, tha ai.

Deputetët e PD, që tentuan të futen brenda në Gjykatë ishin Spaho, Strazimiri, Çupi dhe Vokshi.

***

07: 45/ Protestuesit e ndaluar për aktet e dhunës në protestën e Kalimashit njihen sot me masat e sigurisë.

Ata janë transportuar drejt Gjykatës së Tiranës ku edhe do të zhvillohet seanca.

Më herët ishte paralajmëruar se ata do të transportoheshin në Gjykatën e Kukësit, por mungesa e kapaciteteve në atë gjykatë si dhe për çështje sigurie u vendos që masat të jepen në Tiranë.

Personat në fjalë akuzohen për 4 vepra penale, ndër të cilat kundërshtim i forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim i pronës.

Gjykata e Tiranës është blinduar nga forca të shumta policore dhe qarkullimi në zonën përreth është i kufizuar.

Emrat e protestuesve të ndaluar: 

-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.

-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Personat në kërkim:

Isa Koloshi

Bilbil Hila

Xhetan Muja

Avdi Duraku

Arben Onuzi

Dogjan Lleshi

Fatjon Allamani

Bilbil Hilaj

Mirdian Nerguti

Ahmet Tobli

Pavlo Hoxha

Shkelqim Toda

Avdi Gjahu

Lufti Meçka

Azgan Haklaj

Idriz Nerguti

Rexh Mici

Ergis Koloshi

Saimir Trota

Lulzim Pola

/a.m.

Next Post
Mediat greke: Interferimi i Turqisë po pengon arritjen e paktit për “Detin”

Mediat greke: Interferimi i Turqisë po pengon arritjen e paktit për "Detin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

December 24, 2025
“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

December 24, 2025
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

December 24, 2025
“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

December 24, 2025
U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

December 24, 2025
“Nuk bashkëpunojmë me Arlindin, se është ekstremist!”/ Qori refuzon PD: Garojmë veç, nuk na lidh gjë me hajdutët!

Arlind Qori: Do të vazhdojmë protestat! Nuk bashkëpunojmë me Berishën dhe Lapajn

December 24, 2025
Dhjetori “gëlltit” buxhetin, 77% e shpenzimeve vjetore në një muaj

Dhjetori “gëlltit” buxhetin, 77% e shpenzimeve vjetore në një muaj

December 24, 2025
VIDEO-Droni “fantazmë” testohet në Kinë/ Tjetër sukses, arrin shpejtësinë 925 km/orë, i padukshëm dhe..

VIDEO-Droni “fantazmë” testohet në Kinë/ Tjetër sukses, arrin shpejtësinë 925 km/orë, i padukshëm dhe..

December 24, 2025
Riciklimi i intrigës së pallatit që kërkon të shitet si revolucion!

Riciklimi i intrigës së pallatit që kërkon të shitet si revolucion!

December 24, 2025
VIDEO/ Kapen 435 kg kokainë me vlerë 70 mln euro! Nuhatja e qenve zbuloi ngarkesën që vinte nga Amerika Latine, ja ku ishte fshehur…

VIDEO/ Kapen 435 kg kokainë me vlerë 70 mln euro! Nuhatja e qenve zbuloi ngarkesën që vinte nga Amerika Latine, ja ku ishte fshehur…

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com