Debate e replika gjatë seancës dëgjimore me kandidatët në garë për kreun e KQZ-së, sot në Komisionin e Ligjeve. Kreu i komisionit, Xhafaj ka sqaruar në nisje të mbledhjes se personat që kanë depozituar brenda afatit, dokumentacionin dhe kërkesën për aplikim për pozicionin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë: Koli Bele, Denar Biba, Rozeta Ivanova, Lefterije Luzi, Anton Lleshaj.
Sipas tij, kandidati Elion Semanaj është tërhequr nga gara, dhe për rrjedhojë mbeten vetëm 5 kandidatë që synojnë drejtimin e KQZ-së. Gjatë seancës pati replika mes opozitës hde kandidatit Koli Bele, si dhe Denar Biba.
Koli Bele shpaloste platformën e tij përpara anëtarëve të komisionit të Ligjeve, deputeti demokrat Arben Ristani ndërhyri duke i thënë: “Na sqaro sa i pavarur je nga PS?”.
Bele u përgjigj se nuk është pjesë e asnjë organizate politike, por është angazhuar vetëm si ekspert ligjor në Partinë Socialiste. Ndërkohë që Biba e ka konsideruar veten si Xherdan Shaqiri, që bën gol edhe me Shqipërinë edhe me Zvicrën.
DEBATET
Ristani-Koli Beles: Na sqaro sa i pavarur je nga PS? Na sqaro meqë kërkon të zgjidhesh kryetar i KQZ.
Koli Bele: Nuk jam pjesë e asnjë organizate politike, jam angazhuar në cilësinë e ekspertit ligjor për PS.
Majko- Ristanit: Ke qenë vetë kryetar i KQZ
Ristani: Kam qenë kryetar i KQZ, por nuk kam qenë anëtar partie.
Bylykbashi: Ju ne vitin 2013 dhatë dorëheqje nga KQZ pas një urdhri politik dhe bojkotuat zgjedhjet.
Biba: Unë nuk e pranoj këtë fakt i dashur Oerd.. I detyrohesha PS për propozimin tim ne KQZ. Kam thene faleminderit për këtë propozim të PS. Dhe PS i ka bere nder vetes. Ligji nuk eshte i ngurte, ai lejon interpretime.. ligji nuk flet, ne jemi goja..
Biba: Doreheqja ishte një tejmbushje e imja. Dhe u lehtësova. Po hidhja në erë karrierën time. Une jam profesionist Oerd. Unë jam si Xherdan Shaqiri, do bej gol edhe me Zvicrën, edhe me Shqipërinë se jam profesionist.
ma.me










