• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Seanca për Kajmakun/ Ndryshon një dëshmi, mbrojtja kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

by Java News
13/01/2020 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis seanca gjyqësore për rishikimin e masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Në seancën e sotme Prokuroria kërkon “arrest me burg”, teksa e njëjta masë është dhënë edhe nga Gjykata e Tiranës, disa javë më parë.

Rishikimi i masës së sigurisë bëhet pasi një kallëzuese kundrejt tij ka ndryshuar dëshminë për falsifikimin e dokumenteve.

Më herët Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Ky vendim vjen një ditë pasi Prokuroria lëshoi urdhrin e arrestit ndaj tij, ndërkohë që nga kontrolli i kryer nuk u gjet në bajnesë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi më 1 nëntor Agim Kajmakun, duke e gjetur mandatin e tij të pavlefshëm.

Ky shkarkim erdhi pasi u verifikua nga Prokuroria se Agim Kajmaku, ka falsifikuar formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave false, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur në Greqi për prindërit e tij.

Kajmaku rezulton i dënuar në shtetin grek dhe njihej me emrin Jorgo Toto.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të Agim Kajmakut, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve”, dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

g.kosovari

Next Post
Rama kujton vitet si kryebashkiak i Tiranës: Çfarë më ndodhi kur vizitova Kopshtin Zoologjik

Rama kujton vitet si kryebashkiak i Tiranës: Çfarë më ndodhi kur vizitova Kopshtin Zoologjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com