• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SEANCA/ Nis zbatim i i vetting-ut, Kuvendi miraton me 100 vota 27 anëtarët e komisioneve

by Java News
17/06/2017 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi miraton 27 emrat e komisioneve të Vettingut. Në seancën e cila zgjati pak minuta, emrat e komisioneve të Vettingut me 100 vota pro, 2 kundër dhe 5 abstenim. Votë kundër emrave paralajmëroi ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila u shpreh se lista ishte produkti i parë i marrëveshjes Rama-Basha.

Kuvend, betohet Avokatja e Re e Popullit, votohet Bogdani
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot rreth orës 10:45 minuta në një sesion të jashtëzakonshëm nga kryeparlamentari Ilir Meta për të votuar kandidatët e institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin (Vettingun) kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Institucionet e rivlerësimit janë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publikë. Është parashikuar që të shtunën parlamenti të zhvillojë dy seanca plenare. Seanca e pare u mbajt në orën 10:40, dhe zgjati as 20 minuta, ku u miratua me 92 vota pro anëtari i ri i Partisë Demokratike në Komisionin ad hoc me 12 anëtarë, Gert Bogdani i cili do të zëvendësojë deputeten Jorida Tabaku, e larguar për arësye shëndetësore.

Një tjetër pikë për votim në rendin e ditës së seancës të së shtunës ishte dhe betimi i Avokatit të ri të Popullit, Erinda Ballanca, e zgjedhur nga parlamenti, pak javë më parë, me propozim të opozitës.

Plotësimi i përbërjes së këtij komisioni i hap rrugën dhe procedurave të votimit prej tij të kandidatëve që do të përzgjidhen për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerin Publik. Votimi i këtyre organeve u shty të premten për shkak të mungesës së kuorumit.

Përzgjedhja e kandidatëve të këtyre dy organeve bashkë, me kandidatët e përzgjedhur të Kolegjit të Apelimit dy ditë më parë, më pas do t’í kalojnë për votim séancës plenare, e parashikuar të mblidhet në ora 14:00.

Ora 15:50 Topalli: Emrat e Vettingut produkt i paktit Rama-Basha
Deputetja e PD, Jozefina Topalli, akuzoi Edi Ramën dhe Lulzim Bashën se kanë marrë në dorë procesin e Vettingut.

Sipas saj, emrat që kanë shkuar në Kuvend për votim, janë produkt i marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës.

“Këta 27 emra, ato që s’janë tuajit, janë të paktit tënd me z.Basha.

Nëse kjo është produkti i parë i marrëveshjes tuaj, është një kambanë alarmi. Unë kam këtë kurajë ra them për një arsye të thjeshtë. Janë shumë pak kur në 2007 filluan një mocion mosbesimi ndaj meje, sepse nuk pranova që të votohej një gjykatëse që kishte një dosje të rëndë të saj dhe familjes, për korrupsion dhe trafik droge.

Ishte shumë vite më parë kur të gjithë heshtnin. Sot ju po bën fortifikimin e korrupsionit në drejtësi. S’më shkon mendja të votoj në bllok njerëz të cilët kanë mbyllur proceset duke paguar para”,  u shpreh Topalli.

Ora 10:55 Mbyllet seanca e pare e Kuvendit, pritet e dyta ne ore 14:00

Ora 1:50 Betohet Avokatja e Re e Popullit, Erinda Ballanca 
Një tjetër pikë për votim në rendin e ditës së seancës të së shtunës ishte dhe betimi i Avokatit të ri të Popullit, Erinda Ballanca, e zgjedhur nga parlamenti, pak javë më parë, me propozim të opozitës. “Betohem”, tha Ballanca nga foltorja e Kuvendit.

Ora 10:45 Kuvendi 1 minute heshtje per Helmut Kohl
Me propozimin e deputetit Sali Berisha, Kuvendi mbajti 1 minute heshtje per ndarjen nga jeta te ish-kancelarit Helmut Kohl.

Ora 10:40 Berisha kerkon fjalen, Meta: Po kur te mos jem une?
Pasi kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka njoftuar rendin e ditës, fjalën e ka marrë ish-kryeministri Sali Berisha.

Meta ka theksuar se nuk ka debat, por ia ka dhënë fjalën.
‘Nuk e kemi me debat. Sa te jem une ketu mos ki merak, por kur te mos jem une thuaj…”- tha Meta.

Ora 10:15 Vettingu, Gert Bogdani në vend të Jorida Tabakut tek Ad Hoc
Gert Bogdani do të jetë përfaqësuesi i ri i PD në komisionin ad hoc me 12 anëtarë, duke zëvëndësua Jorida Tabaku e larguar për arsye shëndetësore. Emri u zbulua paraditen e sotme pak orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme.

ma.me
Next Post
Vdes regjisori i filmave “Rocky” e “Karate Kid”

Vdes regjisori i filmave “Rocky” e “Karate Kid”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse lufton Amerika me Rusinë?!

Reagon sërish Blushi për protestat: Mendoni se ndryshoni vendin me gijotina në Facebook! Ja pse e lashë politikën

June 8, 2026
Zvërneci/ Irani i përgjigjet akuzave të Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit

Zvërneci/ Irani i përgjigjet akuzave të Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit

June 8, 2026
Mbi 60 mijë vizitorë në 5 ditë, Rama: UNUM dëshmoi suksesin e Shqipërisë turistike

Mbi 60 mijë vizitorë në 5 ditë, Rama: UNUM dëshmoi suksesin e Shqipërisë turistike

June 8, 2026
Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit, vendos vijat e kuqe për Netanyahun!

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit, vendos vijat e kuqe për Netanyahun!

June 8, 2026
Autori vrasjes në Kamëz rezulton me precedent penal, i dënuar për drogë dhe vjedhje

Autori vrasjes në Kamëz rezulton me precedent penal, i dënuar për drogë dhe vjedhje

June 8, 2026
Zbardhet projekti i Milot-Balldren, tunel 850 metra për anashkalimin e Lezhës

Zbardhet projekti i Milot-Balldren, tunel 850 metra për anashkalimin e Lezhës

June 8, 2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për ndryshimin e masës ‘arrest me burg’

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për ndryshimin e masës ‘arrest me burg’

June 8, 2026
Detaje të reja nga vrasja në Kamëz/ Ardian Baloshi u qëllua me plumb në kokë, autori tentoi të hiqte qafe edhe shokun e tij

Detaje të reja nga vrasja në Kamëz/ Ardian Baloshi u qëllua me plumb në kokë, autori tentoi të hiqte qafe edhe shokun e tij

June 8, 2026
Vrasja në Kamëz/ Policia në alarm për kapjen e Sadik Llanajt, 10 mijë euro shpërblim për informacione

Vrasja në Kamëz/ Policia në alarm për kapjen e Sadik Llanajt, 10 mijë euro shpërblim për informacione

June 8, 2026
Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, seanca e radhës më 22 qershor

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, seanca e radhës më 22 qershor

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In