Numri 2 i LSI-së, Petrit Vasili ka dalë me një reagim të revoltuar në rrjetet sociale për procesin që po zhvillohet sot në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin apo jo të Presidentit Ilir Meta.
Vasili akuzon Kuvendin se ka falsifikuar provat dhe ngre alarmin se shteti ka rënë.
“Çfare horrash!
Hetim, hetim, hetim deri ne fund rilindasve te Kuvendit, qe falsifikojne dokumentet si hajdute rrugesh.
Kuvendi i Shqiperise s’mund te beje asnje hap me tej pa hetuar kete krim shteteror.
Edhe para Gjykates Kushtetuese kundra Kreut te Shtetit keta falsifikojne provat ashtu sic kane vjedhur miliarda me koncesione, PPP dhe tendera sekrete!
Mendoni c’bejne keta me pronat, me hipotekat dhe me parate e shtetit.
Shteti ka rene me keta mashtrues, bandite dhe falsifikatore.”, shkruan Petrit Vasili.
/b.h
Pse jane revoltuar keta te nevojtores?!
A mund te jete deputet nje person si Vasili qe fyen kuvendin e Shqiperise?Ndiq rrugen ligjore dhe jo ofendimin per koleget