• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

by El Be
03/04/2026 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror. Avokati mbrojtës i Veliajt, Plarent Ndreca thotë se Dado nuk e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe se nuk përfitonte nga përjashtimet e parashikuara në legjislacionin e asaj kohe.

Pasi, Ndreca tha se Dado nuk ka ushtruar më parë funksionin e gjyqtarit ose të prokurorit, nuk ka punuar jo më pak se tre vjet si pedagog në Shkollën e Magjistraturës ose në Fakultetin Juridik, nuk ka shërbyer si këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridikoprofesionale pranë Kuvendit, Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, Gjykatës së Lartë, Ministrisë së Drejtësisë ose Zyrës së Avokatit të Popullit apo nuk ka ushtruar detyrën e oficerit të policisë gjyqësore, siç e parashikonte neni 18 i ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca: Një nga kriteret është të ketë mbaruar shkollën e magjistraturës, që ai nuk e ka pasur. Ndërkohë, për emërimet thuhet të ketë punuar tre vite si pedagog, të ketë eksperiencë si këshilltar ligjor, pranë Kuvendit apo Avokatit të Popullit apo Ministrisë së Drejtësisë apo si OPGJ dhe këto profesione nuk janë ushtruar nga Ols Dado. A është Ols Dado prokuror apo jo, këtë duam të dimë?!

Plarent Ndreca: KLP na thotë pas një ankimi se ne nuk jemi kompetentë për një kërkesë që i kanë bërë mbrojtësit ligjorë. Pra këto thonë nuk jemi kompetentë.

Gjyqtari Hazbi Balliu: Pra KLP ka dalë me një akt, a e keni kundërshtuar këtë akt?

Ndreca: Është akt absolutisht i pavlefshëm. Ne kërkojmë konstatimin e pavlefshmërisë.

Balliu: Pse i jeni drejtuar më parë KLP?

Ndreca: KLP rregullon pasojat e një mandati. Mund ta konstatonte, mendojmë ne. Por ata nuk e konstatuan. Kjo nuk na heq të drejtën për të bërë këtë kërkesë në Gjykatë.

Next Post
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In