• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Seanca në 6 prill, Haradinaj: Jam shqiptar, nuk e di çfarë është drithërimi

by Java News
24/03/2017 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka akuzuar sërish se procesi gjyqësor në ngarkim të tij është një lojë politike. Kur pritet të dalë para gjykatës franceze në 6 prill, Haradinaj tha gjatë një interviste për RTK se nuk trembet. “Jam shqiptar dhe nuk e di çka është drithërimi”, është shprehur Haradinaj. “Unë jam shtetas i Kosovës dhe Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën ndërsa sa i përket luftës gjithçka është shqyrtuar rreth meje në Tribunalin e Hagës”, tha Haradinaj.

“Këto ndjekje që iu bëhen qytetarëve shqiptarë, duhet t’i shohim si përpjekje të Serbisë për të penguar rrugëtimin e shqiptarëve në Ballkan”, tha Haradinaj. Por, ai tha se atë qëndrueshmëri që kanë pasur ndaj ish regjimit të diktatorit Slobodan Milosheviç, shqiptarët do ta kenë në vazhdimësi.

“Nuk do të ndodhë që ata t’i fusin më duart në Kosovë”, ka thënë Haradinaj. Ai tha se kjo që po e bën Serbia me të do të jetë e disfavorshme për vetë Serbinë e cila po hapë tema të reja, e të cilat domosdo që do t’i humbë. Haradinaj ka folur edhe për Epopenë e Dukagjinit, e cila do të filloj të shënohet nesër pa prezencën e tij në Gllogjan.

“Rezistenca e familjes Jashari zgjoi shqiptarët kudo që ishin. Beteja e radhës u zhvillu në Gllogjan. Epilogu i kësaj beteje ishte i duhuri sepse ikën me turp serbët dhe u çua porosia se është e mundur me fitu luftën, nëse jemi të bashkuar”, ka thënë Haradinaj. Ai tha se edhe pse në atë betejë ranë dëshmorë tre djem të Kosovës, porosia ishte e fitores. Kryetari i AAK-së që po qëndron i ndaluar nga 4 janari në Francë. Ndërkohë ai e ka quajtur qeverinë “Mustafa” një fat të keq, pasi sipas tij, e ka çuar vendin në një gjendje të rëndë.  “Kosova është shpenzuar shumë dhe më vjen keq që është nëj gjendje e tillë”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai tha se në Kosovë ka pasur gjithnjë gatishmëri që t’iu jepen serbëve të drejta. “Mirëpo është ekzagjëruar me idenë e një “Republika Srpska” që nuk mund të zbatohet në Kosovë”, ka thënë ai. Ai tha se në raport me Kosovën ka ende çështje të pa përmbyllura. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj po qëndron i ndaluar nga 4 janari në Francë pas ekzekutimit të një urdhër arresti serb të vitit 2004 nga policia franceze.

a.ç

Next Post
Idrizi i përgjigjet Manjanit: Duhet të jetë seriozisht Ministër i Drejtësisë (dhe një përgjigje për koalicionin)

Idrizi: Partitë të dalin vetëm në zgjedhje, më pas të mendohet për koalicionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In