Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të votojë kandidaturat për anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji duhet të marrin respektivisht 84 vota.
Nëse ato nuk marrin votat e duhura gara për 2 vendet që plotëson Kuvendi në Kushtetuese, hapet nga e para, duke e shtyrë edhe disa muaj funksionimin e kësaj gjykate.
Në datë 5 Nëntor, në kufijtë e afatit që duhet të zgjidhte anëtarin e dytë, Meta i dërgoi një shkresë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni që ka renditur kandidatët për anëtarë. Për Presidencën të gjitha vështirësitë kanë ardhur për shkak të procedurës që ka ndjekur KED dhe Kuvendi, sipas saj në kundërshtim me ligjin.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja tha për Report Tv se letra e presidentit nuk pezullon asnjë vendim juridik, dhe se tashmë i pari në listë shpallet anëtarë i Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast Arta Vorpsi.
Arta Vorpsi është ligjërisht anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, por nuk mund të nisë detyrën pa u betuar para Presidentit Ilir Meta.
/a.r