• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndalohen syzet në punë, nis protesta e punonjësve: Po na diskriminojnë!

by A R
11/11/2019 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në punë pa syze, më mirë lente kontakti! Kjo ka bërë që në rrjetet sociale femrat japoneze të kundërshtojnë rregullin e vendosur nga kompanistë dhe ndërrmarrjet.

Me hashtagun #glassesban (ndalohen syzet), ato kanë nisur një fushatë aktive në Twitter për të ndaluar këtë diskriminim në punë.

“Në fillim tualetim, më pas takat dhe tashmë syzet”, shkruhet në disa postime. Kjo pasi punonjësve iu kërkua që të lyeheshin, të mbanin taka dhe tashmë të mos kenë syze.

“Nëse rregullat iu ndalojnë vetëm femrave që të mbajnë syze, atëherë bëhet fjalë për diskiminim”, deklaroi Kanae Doi, drejtore e Human Rights Watch në Japoni.

Por cila është arsyeja e ndalimit të syzeve? Për kompanitë ajrore bëhet për arsye sigurie, ndërsa kompanitë kozmetike prtetendojnë se klientët nuk e shikojnë dot tualetin e shitëseve pas syzeve.

Ndërsa rrjetet e hoteleve thonë, se pas syzeve punonjëset e recepsionit japin një pamje të ftohtë. Ndërsa lokalet dhe restorantet tradicionale thonë se syzet nuk shkojnë me kimonot, shkruan noa.al

Kjo ka bërë që femrat të ngrihen në protestë, duke kërkuar që i njëjti rregull të respektohet edhe për meshkujt. Në muajin qershor, iu kërkua qeverisë së Shinzo Abe që të hartonte një ligj për të ndaluar detyrimin e mbajtjes së takave të larta në zyetë.

Në Japoni, nuk ekziston një normë që imponon një kod të veçantë veshjeje në punë, por praktikisht është e pamundur për një femër që të gjejë punë, pa mbajtur taka të larta.

/a.r

Next Post
Qëlluan me armë natën e Vitit të Ri, mbeten në burg dy prej kushërinjve Lika

Dëgjohen të shtëna armësh në Lezhë, policia rrethon zonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com