• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seanca e Këshillit të Sigurimit ekspozoi problemet e Perëndimit me Albin Kurtin

by Mero Baze
10/02/2024 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën ku mori pjesë kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiq pati një profil ulët publik, edhe pse Rusia ishte sponsore e takimit. Edhe qëndrimet diametralisht të kundërta për gjendjen në Kosovë në fjalimet e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq nuk është se përbëjnë ndonjë lajm të ri për botën, pasi rëndom klasifikohen si propagandë.

E vetmja gjë e rënd për Kosovën në këtë seancë, për fat pa shumë vëmendje ndërkombëtare, ishte se seanca ekspozoi problem e Kosovën me Perëndimin, I cili është sponsori I themelimit të shtetit të Kosovës nën mbikëqyrjen e OKB.

Sekretarja e Përgjithshme e OKB mbajti qëndrim kritik ndaj qeverisë së Kosovës për masat e marra në mënyrë të njëanshme dhe të pakoordinuara me aleatët e Kosovës.

Fakti më I rënd kundër Kosovës është se nënte vende anëtare të Këshillit të Sigurimit që e njohin Kosovën kanë mbajtur qëndrim kritik ndaj saj, duke përmendur mungesën e koordinimit dhe veprime të nxituara ndaj komunitetit serb në Kosovë.

Vendet që e njohin Kosovën dhe janë pranë saj, u detyruan pra të jenë kritikë për hapat e njëanshme të qeverisë së Kosovës pa u koordinuar me perëndimin. Edhe pse ata tentuan të ekuilibrojnë qëndrimet e tyre duke dënuar agresionin në Banjskë dhe llogaridhënien e Serbisë për këtë rast, seanca e bëri fakt të kryer ekzistencën e një problem politik me serbët në Kosovë, duke ju referuar akteve të qeverisë Kurti.

Kjo në fund të seancës la për serbët perceptimin se ata janë viktima të vendime të qeverisë së Kosovës për shkak të moskordinimit të saj me vendet aleate perëndimore.

E kuptoj që shumë njerëz mendojnë se hartimet e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit janë ngjarje për Këshillin e Sigurimit, por në fakt ato as merren në konsideratë. Ajo që mbetet është perceptimi se Kosova po ndërmerr hapa të pakoordinuar me perëndimin, ose e thënë më thjesht, Albin Kurti i ka vënë në pozitë të vështirë vendet aleate të Kosovës në perëndim të cilat janë të detyruara të ekspozojnë problemet që kanë me qeverinë e Kosovës. Një prej tyre më I rëndësishmi është moskordinimi I qeverisë së Kosovës me to.

Pra nëse për asgjë, edhe nëse i injorojmë shpikjet e serbëve për persekutim nga shqiptarët, seanca në Këshill të Sigurimit ka shërbyer për të kuptuar se Kosova nuk I ka aq mirë punët me Perëndimin fal akteve të kryeministrit Kurti.

Është një perceptim që serbët kanë 25 vjet që e presin dita ditës. Ëndrra e tyre finale është futja e Kosovës në konflikt me perëndimin dhe shfaqja e tyre si viktimë e shqiptarëve në Kosovë.

Këtë ëndërr 25 vjeçare të serbëve, Albin Kurti po e realizon si perceptim, pasi e vërteta është se serbët nuk janë viktima të shqiptarëve në Kosovë. Por  Kosova në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit e humbi këtë betejë, derisa vendet aleate të Kosovës, ato që e kanë njohur dhe e mbështesin Kosovën, u detyruan të kenë kritike ndaj saj.

Tani për të krijuar perceptimin e një vendi të drejt dhe aleat të perëndimit Albin Kurtit do ti duhet shumë herë më tepër punë, dhe fatkeqësisht më shumë lëshime për serbët, për ta hequr këtë imazh të rënd për Kosovën.

Dhe ky imazh nuk hiqet me lajme sensacionale se Albin Kurtin duan ta vrasin serbët. Nuk balancohet imazhi I Kosovës me viktimizimin e Albinit, meqë janë viktimizuar në mënyrë të padrejte dhe serbët.

Nuk është në pyetje viktimizimi I Albinit, por Kosova si viktimë e politikave të tij kundër Perëndimit. Dhe kjo nuk zgjidhet duke u ngritur alarmi se po na vrasin Albinin, por duke u ngritur alarmi real, se politikat e tij mund të vrasë Kosovën.

Next Post
Vrasja në Kurbin, zbulohen detaje të reja: Autorët iu prezantuan si policë, ja çfarë deklaroi ‘shënjestra’ e atentatit

Vrasja në Kurbin, zbulohen detaje të reja: Autorët iu prezantuan si policë, ja çfarë deklaroi 'shënjestra' e atentatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Gjykatës së Apelit, KLP: Sulm ndaj shtetit ligjor dhe sigurisë publike

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit, Edmond Kaloshi shpallet fitues

August 6, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Tirana merr kredi, qarqet kursejnë

August 6, 2026
“Shqipëria, me miq dhe familjen”, Grenell ndan foto nga pushimet në Vlorë

“Shqipëria, me miq dhe familjen”, Grenell ndan foto nga pushimet në Vlorë

August 6, 2026
Lituania paralajmëron: Rusia mund të inskenojë një sulm me “flamur të rremë” në vendet baltike

Lituania paralajmëron: Rusia mund të inskenojë një sulm me “flamur të rremë” në vendet baltike

August 6, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Edhe nëse arrihet marrëveshja, Hormuzi nuk do të hapet menjëherë (Ja pse)

August 6, 2026
Ministria e Mbrojtjes: E vërteta e blerjes së tre avionëve për zjarret dhe kompanisë që e fitoi tenderin

Ministria e Mbrojtjes: E vërteta e blerjes së tre avionëve për zjarret dhe kompanisë që e fitoi tenderin

August 6, 2026
Zjarr masiv tek tregu ushqimor në Elbasan, tymi i zi mbulon zonën, 3 zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr masiv tek tregu ushqimor në Elbasan, tymi i zi mbulon zonën, 3 zjarrfikëse në vendngjarje

August 6, 2026
Kurti kërkon konsensus për Presidentin, ftesë publike për Hamzën dhe Gjinin: Jam i interesuar për bisedime

Kurti kërkon konsensus për Presidentin, ftesë publike për Hamzën dhe Gjinin: Jam i interesuar për bisedime

August 6, 2026
Alarm në Greqi, virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

Alarm në Greqi, virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

August 6, 2026
I dënuar me 11 vjet burg, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë 40-vjeçari

I dënuar me 11 vjet burg, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë 40-vjeçari

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com