• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seanca e fundit për 2024, miratohet me votat e PS falja e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale

by A R
20/12/2024 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Nisma e socialistëve përplasi ashpër palët në Kuvend. Opozita e cilësoi procedurën e përshpejtuar të këtij ligji dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit dhe kushtetutës.

Gazment Bardhi: Duke qenë një projektligj jo qeveritar që sjell efekte financiare, do të duhet sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të sjellë mendim me shkrim Këshilli i Ministrave.

Shumica e mohoi dhe u bëri të qartë kundërshtarëve të djathtë që jo vetëm do ta miratojnë, por do të rrëzojë dhe amendimet e propozuara prej tyre.

Toni Gogu: Të nderuar kolegë opozitarë na vjen jashtëzakonisht keq, ne atë nismë sot do ta bëjmë ligj.

Por ai që u bë sebep për zvarritje dhe ndërprerje të njëpasnjëshme të seancës ishte deputeti Agron Shehaj. Ai kërkoi informacion për mosrealizimin e interpelancës së tij me zv/kryeministren Belinda Balluku.

Agron Shehaj: Mund të më bëni të ditur ju lutem një datë se kur do të bëhet interpelanca.

Elisa Spiropali: Zv.kryeministrja është jashtë Shqipërisë sot.

Por zv/kryeministrja Balluku erdhi në seancë disa minuta më vonë.

Belinda Balluku: Nuk ka gënjyer kryetarja. Nuk e kuptoj se kush është problemi juaj, nuk të vijmë në seancë pasi kthehemi? Kështu që merreni me qetësi, unë kam qenë këtu për interpelancë më 3 Tetor kur ju protestonit dhe Shehaj kishte frikën tuaj. Tani unë nuk e bëj dot burrë Z. Shehaj, nuk i jap dot zemër.

Pas deklaratave të Ballukut, Shehaj këmbënguli të merrte fjalën dhe bllokoi foltoren kur kjo iu mohua nga Spiropali.

Elisa Spiropali: Nuk mund të bllokosh foltoren, do të heq të drejtën e fjalës për sot dhe do të përjashtoj nga seanca. Deputeti Sali Berisha ka fjalën.

Berisha në pamundësi për ta marrë fjalën në seancë në oborrin e Parlamentit, akuzoi kryeparlamentaren për keqmenaxhim të seancës.

Sali Berisha: Pas mbledhjes që kanë bërë në grupin e saj parlamentar, ka frikë se i nxjerrin 5 milionshin…

Seanca ka nisur dhe është ndërprerë disa herë, por Shehaj nuk ka pranuar të lerë foltoren dhe ka vazhduar të komunikoi me ndjekësit e tij në TikTok duke u bërë pengesë që deputetë të merrnin fjalën.

Kjo ka shkaktuar dhe përplasje fizike dhe ofendime mes tij dhe përfaqësueseve të tjerë të opozitës.

Elisa Spiropali: Nuk jemi teatri yt aty, hajde liro foltoren. Ik tani, hajde. Ndërpritet seanca 5 minuta. Z. Shehaj dilni përjashta.

Replikat mes palëve vijuan edhe në orët e mbrëmjes ku Sali Berisha kërkoi miratimin e rezolutës për genocidin serb në Kosovë pak orë përpara mbledhjes së parlamenteve Shqipëri-Kosovë. Por kjo kërkesë e tij u cilësua provokim nga ana e mazhorancës.

Sali Berisha: Ndërprisni menjëherë punimet, sillni këtu rezolutën për denoncimin e genocidit serb në Kosovë se përndryshe ulja juaj në Parlamentin e Kosovës është më e largët si përfaqësues të Shqipërisë dhe më e afërt si përfaqësues të Serbisë.

Elisa Spiropali: Këto provokime janë të pavend dhe të papërshtashme, nuk është vendi këto për të bërë politikën e ditës.

Taulant Balla: Adem Jasharin e arrestuat ju.

Sali Berisha: Arrestimi i Adem Jasharit është trillim serbo-shqiptar i turpshëm. Nuk po bëj politikë unë. Ju keni frikë nga Beogradi.

Gjatë seancës plenare, palët debatuan edhe për projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Next Post
Mblidhen sot kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës, në fokus agjenda europiane

Mblidhen sot kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës, në fokus agjenda europiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

May 4, 2026
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes

Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes

May 4, 2026
Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

May 4, 2026
Aksidenti ku humbën jetën dy fëmijë, pezullohen nga detyra tre drejtues të Policisë Durrës

Aksidenti ku humbën jetën dy fëmijë, pezullohen nga detyra tre drejtues të Policisë Durrës

May 4, 2026
“Piloti fiku motorët”, çfarë zbulojnë të dhënat sekrete nga Boeing 737 mbi tragjedinë në Kinë

“Piloti fiku motorët”, çfarë zbulojnë të dhënat sekrete nga Boeing 737 mbi tragjedinë në Kinë

May 4, 2026
Përkeqësohet gjendja e fitueses iraniane të Çmimit Nobel. Familjarët i frikësohen “më të keqes”

Përkeqësohet gjendja e fitueses iraniane të Çmimit Nobel. Familjarët i frikësohen “më të keqes”

May 4, 2026
Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

May 4, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla: Mundësi të reja, zgjidhje problemesh dhe surpriza në dashuri

May 4, 2026
“16 baza ushtarake të goditura”, CNN: Shumica e instalimeve amerikane në Lindjen e Mesme janë dëmtuar rëndë nga Irani

“16 baza ushtarake të goditura”, CNN: Shumica e instalimeve amerikane në Lindjen e Mesme janë dëmtuar rëndë nga Irani

May 4, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

“Paketa e Maleve”

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In