• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seanca e dytë pa surpriza/ Miratohet raporti i “Mandateve”, deputetët Rama, Basha e Berisha betohen në mënyrë nominale! Pritet votimi i Nikollës

by Java News
10/09/2021 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka rinisur sërish seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca nisi me fjalën e deputetes Klotida Bushka, e cila ishte dhe kryetarja e komisionit të verifikimit të mandateve. Gjatë fjalës së saj, ajo miratoi të gjitha mandatet e fituara dhe deputetët për secilën parti përkatëse. Gjithashtu, u konfirmuan dhe 4 emrat që do të zëvendësojnë deputetët që dorëzuan mandatin e deputetit.

“Në emër të komisionit të përkohshëm të verifikimit të mandateve, po ju paraqes raportin e miratuar unanimisht. Komisioni është mbledhur sot dhe në mbledhje morën pjesë të gjithë anëtarët. Më datë 25 prill u zhvilluan zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Në këto zgjedhje morën pjesë 17 subjekte zgjedhore.

Bazuar në vendimin 21 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen përfundimtar të zgjedhjeve, përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë, subjektet: Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste dhe Partia Social Demokrate.

Komisioni ka përllogaritur ndarjen e mandateve dhe kandidatët fitues. Sipas vendimit të KQZ, shpërndarja e mandateve është, 74 mandate PD, 59 PD, 50 mandate Partia Demokratike, 1 mandat Partia Agrare, 3 mandate Partia Republikane, 2 mandate PDIU. 4 mandate LSI dhe 3 mandate PSD.

Komisioni i përkohshëm administroi vendimin e KQZ listën emërore të deputetëve të zgjedhur, shkresën e depozituar në Kuvend nga KQZ. Katër deputetë kanë dhënë dorëheqjen e mandateve. Në emër të të gjithëve kam kënaqësi t’ju uroj suksese në këtë detyrë dhe sa me më shumë punë dhe rezultate në interesin e shqiptarëve”, tha Bushka.

Votimi për kryeparlamentarin

Një ligjvënës nuk mund të propozojë më shumë se një kandidat. “Votimi organizohet publikisht dhe drejtohet nga një komision votimi, i përbërë prej 5 deputetësh, që pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit. Anëtari më i vjetër në moshë kryen edhe detyrën e kryetarit të komisionit të votimit dhe shpall rezultatin e votimit.

Drejtuesi i seancës fton menjëherë Kryetarin e Kuvendit të zërë vendin e tij”, vijohet më tej në nenin 6 të Rregullores së Kuvendit.

Ndërkohë, një javë para nisjes së legjislaturës X, Partia Socialiste përmes një shkrese që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, i kërkoi kreut të shtetit që të mandatojë Edi Ramën si Kryeministër për të tretën herë radhazi.

/m.j

Next Post
FOTO: Opozita gris fletët e votimit për kryetaren e re të Parlamentit, Lindita Nikollën

FOTO: Opozita gris fletët e votimit për kryetaren e re të Parlamentit, Lindita Nikollën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiunazh me Pegasus në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita

Spiunazh me Pegasus në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita

September 3, 2026
“Call Centerat shqiptare po na mashtrojnë”, ministri grek lëshon alarmin: Do arrestohen të gjithë!

“Call Centerat shqiptare po na mashtrojnë”, ministri grek lëshon alarmin: Do arrestohen të gjithë!

September 3, 2026
Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Orikum, 10 persona të armatosur ‘pushtojnë’ hotelin, gjobë pronarit: Na jep 5 mln euro ose largohu nga vendi

September 3, 2026
Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

September 3, 2026
Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

September 3, 2026
Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

September 3, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

September 3, 2026
Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

September 3, 2026
EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

September 3, 2026
Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com