• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seanca e dytë e Kuvendit! ‘Zhduken’ simpatizantët e Berishës, nis betimi i 140 deputetëve të rinj

by
10/09/2021 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në orën 17:00 nisi seanca e dytë e Legjislaturës së X, ndërsa gjatë paraditës u zhvillua seanca e parë që pati më së shumti një atmosferë formale.

Kjo seancë shënoi rikthimin në Kuvend pas 2 vitesh e gjysmë të bojkot të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në këtë seancë të dytë pritet të nisin edhe procedurat për zgjedhjen e kreut të Kuvendit, ku emri i propozuar nga maxhoranca është ai i Lindita Nikollit.

Seanca e parë u hap nga Luljeta Bozo, si deputetja më e vjetër, e cila i bëri thirrje deputetëve që të punojnë pa dallime partiake. Po ashtu u ngrit edhe komisioni i verifikimit të mandateve të deputetëve, i përbërë nga 5 përfaqësues të maxhorancës dhe 4 të opozitës.

Nga Maxhoranca, pjesë e komisionit janë Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Auora Mara, Nasip Naço dhe Toni Gogu, ndërsa nga PD janë Saimir Korreshi, Dhurata Çupi, Greta Bardeli dhe Belind Këlliçi.

Një deputet nuk mund të mbështesë më shumë se një kandidat. Kryetari i Kuvendit zgjidhet pa debat dhe me votim të fshehtë, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka fituar shumicën e kërkuar, vijohet me një raund të dytë, ku votohet për dy kandidaturat që kanë marrë më shumë vota. Pas përfundimit të procesit dhe pasi ka një fitues drejtuesi i seancës fton menjëherë Kryetarin e Kuvendit të zërë vendin e tij.

Konstituimi i legjislaturës së re të Kuvendit do t’i hapë rrugë miratimit të Qeverisë së re. Tashmë emri i Edi Ramës ka mbërritur në zyrën e Metës për tu dekretuar si Kryeministri i vendit, në zbatim të nenit 96 të Kushtetutës. Pas dekretit të Metës do pritet miratimi i Ramës nga Kuvendi.

Sipas Kushtetutës së vendit në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin. Megjithatë duke pasur parasysh se në Kuvend kemi një shumicë solide me 74 mandate vetëm të Partisë Socialiste një problematikë e tillë nuk do të haset.  Më pas Kryeministri i emëruar i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. Pas miratimit nga Kuvendit, para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit të Republikës.

Në seancë u respektuan masat anti-COVID, ku deputetëve iu mat temperatura në hyrje të Kuvendit, ndërsa në sallë, duke respektuar distancimin social, ishin të pajisur edhe me maskë.

Vëmendja në seancën e sotme u përqendrua jo pak te ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili, për herë të parë në 30 vite, u ul në sallë si i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, pas vendimit të djeshëm të Lulzim Bashës. Ai u prit nga Flamur Noka, Tritan Shehu, Edi Paloka, Edmond Spaho deputetët që i dolën kundër Bashës për largimin e Berishës, ndërsa simpatizantë të shumtë i hodhën atij lule duke thirrur  “Tradhtar, poshtë Amerika, poshtë Edi Rama”. Ai i ‘hapi luftë’ Bashës, teksa tha se ka bërë pakt me Ramën.

/b.h

Next Post
Murrizi del me propozim ekstrem: Të ikin Berisha dhe Basha, atëherë shpëton PD

Lulzim Basha, një Brutt apo Judë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In