• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Sea Guardian”, niset kontigjenti i 6-të në misionin e NATO-s në Mesdhe

by A R
18/09/2017 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Komandën e Forcës Detare, u zhvillua ceremonia e përcjelljes së kontingjentit të 6-të të anijes “Oriku” të Forcës Detare në operacionin e NATO-s “Sea Guardian”, në detin Egje.

Të pranishëm në ceremoni, ishin ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i Forcës Detare, gjeneral major Ylber Dogjani, komandantët e forcave, përfaqësues të pushtetit vendor, dhe familjarë të pjesëtarëve të ekuipazhit.

Në fjalën e tij, komandanti i Forcës Detare gjeneral major Ylber Dogjani, vlerësoi rolin dhe përkushtimin e 5 kontingjenteve të para, në vëzhgimin dhe parandalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm në detin Egje.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cilësoi krizën e refugjatëve si një prej sfidave më të mëdha që po përjeton sot Europa, si dhe përmendi arritjet e kontingjenteve paraardhëse në detin Egje.

“Janë mbi 540 persona të moshave, gjinive dhe shtetësive të ndryshme, që ju u keni shpëtuar jetën. Sirianë, irakenë, por edhe nigerianë, kongolezë, somalezë e jemenas, sot jetojnë falë sakrificës së ushtarakëve shqiptarë. Vetëm në dy muajt  e fundit, kontingjenti që ju do zëvendësoni, ka shpëtuar 151 jetë njerëzore, prej të cilëve 33 gra dhe 56 fëmijë. Na keni bërë të gjithëve krenarë, jeni shembulli më i mirë i sakrificës dhe i vetëmohimit”.

Gjithashtu, ministrja Xhaçka njohu të pranishmit edhe me objektivat e qeverisë, përsa i përket mbrojtjes dhe sigurisë.

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë, do të vazhdojë t’i kushtojë një rëndësi të veçantë sigurisë kombëtare dhe kontributit në sigurinë globale. Programi ynë do të vijojë me angazhimin ushtarako – operacional në nivele maksimale, si në operacionet e mbrojtjes kolektive, ashtu edhe në misionet paqeruajtëse të drejtuara nga NATO. Programi ynë qeverisës, do të ketë edhe një dimension të ri. Mbrojtja dhe siguria do të konsiderohen gjithashtu edhe projekte shoqërore, për të angazhuar sa më shumë të rinj dhe të reja në funksion të formimit të tyre profesional dhe formësimit të vetëdijes kombëtare”.

Kontingjenti i 6-të i Forcës Detare në detin Egje do të drejtohet nga kapiteni i rangut të 3-të Silvan Boni dhe për herë të parë, pjesë e ekuipazhit do të jenë edhe 2 zonja. Togere Aurela Bala dhe rreshtere Esmeralda Murati, do të jenë 2 zonjat e para të Forcave të Armatosura shqiptare që do të jenë pjesë e një operacioni ndërkombëtar detar./a.m.

 

Next Post
FOTOT/ Dikur ato emociononin çdo mashkull shqiptar

FOTOT/ Dikur ato emociononin çdo mashkull shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

October 23, 2026
Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In