Për dekada me radhë, pilulat për kontrollin e lindjeve janë përdorur vetëm nga gratë. Sipas një studimi të ri, një pilulë për kontrollin e lindjeve për meshkujt, që është e sigurt dhe efikase njëherësh, mund të jetë në horizont, raporton CNN.
Rezultatet e studimit u prezantuan gjatë takimit vjetor të Shoqatës Endokrine, në Çikago.
Shkencëtarët kanë zbuluar se pilula hormonale e propozuar, e quajtur undecanoate ose DMAU, ka ulur në mënyrë efikase nivelet e testosteronit dhe hormoneve të tjera përgjegjëse për prodhimin e spermës, pa shkaktuar asnjë efekt anësor. (Lajmi)











