• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Së shpejti me kancerin e njeriut…. do të “merren” kompjuterat

by Java News
21/06/2016 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompjuterët së shpejti do të jenë në gjendje të ndihmojnë pacientët me kancer duke ofruar diagnostikim që arrin 92 për qind saktësi. Shkencëtarët janë duke punuar në projekte që do ta bëjnë edhe më të ngushtë lidhjen midis inteligjencës artificiale dhe njeriut.

Shumë shpejt, kompjuterët mund të ndihmojnë në diagnostikimin e kancerit te pacientët. Falë shkencës, inteligjenca artificiale është stërvitur të dallojë shenjat e hershme të sëmundjes.

Teknologjia më e fundit është e aftë që të diagnostikojë kancerin e gjirit me 92 për qind saktësi. Ndërsa nuk është ende aq e aftë sa specialistët njerëz, të cilët arrijnë të gjejnë me sukses rastet në 96 për qind të herëve – gjasat janë që inteligjenca artificiale së shpejti të përdoret për të përshpejtuar dhe përmirësuar skanimet e kancerit.

Sistemi u krijua nga shkencëtarët kompjuterikë të Shkollës Mjekësore të Harvardit duke i dhënë një makinerie një programim algoritmi që zbulon limfat nga pacientët me kancer të gjirit.

Me kalimin e kohës, pasi kompjuteri analizoi qindra faqe informacioni, ai arriti të mësojë të dallojë tiparet biologjike që patologët shohin kur përdorin një mikroskop për të zbuluar kancerin.

Dr. Andreu Beck, një patolog në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe Instituti i Kërkimit të Kancerit, tha: “Identifikimi i pranisë apo mungesës së kancerit metastatik te nyjat limfatike të pacientit është një detyrë rutinë dhe shumë e rëndësishme për patologët”.

Sipas tij, kalimi i mikroskopit nëpër miliona qeliza normale për të identifikuar vetëm disa qeliza malinje mund të jetë shumë i mundimshëm me metodat bashkëkohore.

“Ne mendojmë se kjo është detyrë që një kompjuter mund ta bëjë shumë më mirë dhe kjo do të rezultojë e vërtetë”.

Skuadra së fundmi e paraqiti patologun e saj të inteligjencës artificiale në Simpoziumin Ndërkombëtar të Imazherisë Biomjekësore, ku fitoi një konkurs përkundrejt disa sistemeve të tjera.

Në teste, sistemi i inteligjencës artificiale pa disa nyje limfatike dhe iu kërkua të përcaktonte se cila prej tyre përmbante kancer. Sistemi e zbuloi me saktësi në 92 për qind të rasteve.

Por kërkuesit thanë se kur kombinuan makinerinë me një patolog njerëzor, saktësia u rrit në 99.5 për qind.

“Kombinimi i këtyre dy metodave solli një pakësim të madh të gabimeve”, tha dr. Beck.

“Ka pasur shumë arsye për të menduar se imazhet dixhitale dhe përdorimi i makinerive që mësojnë nga njeri mund të ndihmojnë në përshpejtimin e diagnostikimeve, por edhe në shtimin e saktësisë të diagnozave të pacientëve”.

Për më shumë se 30 vjet, ky ka qenë një mision i rëndësishëm në fushën e patologjisë.

Vetëm së fundmi shkencëtarët arritën të kenë skanime, ruajtje, përpunim dhe algoritme të përmirësuara, të cilat bënë të mundur vazhdimin me sukses të misionit.

“Rezultatet tona tregojnë se kompjuteri bën veprime inteligjente dhe kombinimi i interpretimeve njerëzore dhe ato të kompjuterit do të rezultojnë në diagnostikime më të sakta dhe më të vlefshme nga ana klinike në mjekimin e pacientëve”.

Skuadra e kërkuesve i publikoi zbulimet së fundmi dhe arriti të stërvitë me sukses kompjuterin që të dallojë zonat kancerogjene dhe zonat normale të trupit duke përdorur një rrjet me shumë shtresa.

Algoritmet që kompjuteri i mësoi bazoheshin në ato që ishin përdorur nga një shumëllojshmëri aplikacionesh përfshirë njohjen e zërit dhe përvijimin e imazhit.

Dr. Dayong Uang, që është pjesë e skuadrës së kërkuesve, tha: “Në qasjen tonë, ne përdorëm qindra informacione trajnimi që i përdor edhe një patolog për të identifikuar rajonet kancerogjene dhe ato me qeliza normale. Më pas i shpërndamë këto miliona shembuj të vegjël trajnimi dhe i përdorëm për të mësuar më thellësisht përbërjen e kancerit dhe për ta identifikuar atë te qelizat që kompjuteri vëzhgoi”.

Skuadra më pas identifikoi shembujt që kompjuteri nuk arrinte t’i dallonte dhe te të cilat gabonte dhe e riprogramoi atë që të përdorte shifra më të mëdha në shembujt më të vështirë. Kështu, performanca e kompjuterit u përmirësua.

Ata nuk janë i vetmi grup që përdor makineritë inteligjente për të ndihmuar në diagnostikimin e kancerit.

Profesor Paul Rees, një inxhinier në Universitetin Suansea, po përdor një softuer të njohjes së imazhit për të mësuar një kompjuter të identifikojë qelizat që mund të jenë kancerogjene.

Ata po punojnë me doktorët për të ndërtuar një sistem që do të arrijë të diagnostikojë leuceminë.

Dr. Jeroen van der Laak, që drejton një grup kërkimor dixhital për patologjinë në Universitetin Radboud në Holandë dhe që ishte një nga organizatorët e konkursit tha: “Kur filluam këtë sfidë, prisnim disa rezultate interesante. Fakti që kompjuterët kanë thuajse aftësinë njerëzore për të zbuluar kancerin shkon përtej asaj që mendonim ne”.

“Është një tregues i qartë se inteligjenca artificiale po formësohet siç duhet për të arritur të ndihmojë njeriun në disa detyra të rëndësishme në të ardhmen”, përfundoi Laak./ a.k

Next Post

Shqipëria e pafat/ Turqia na “heq” një tjetër shans, ja mundësitë e fundit për kualifikim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In