• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Së shpejti ‘kryeqytet i kulturës’, por a do të mund të fshihet ‘njolla e turpit’?!

by Java News
06/03/2019 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elefsina është një vend me histori në brigjet e Greqisë. Më 2021 ky qytet do të jetë “kryeqyteti i kulturës europiane”. Por Elefsina mban një njollë turpi – askund tjetër në Greqi nuk ka kaq shumë anije gërmadhë të braktisura mbi dhe nën ujë. Ato nuk janë artifakte historike, por anije me defekt, çisterna të braktisura, anije mallrash e tragete të dalë jashtë përdorimit. Ka aq shumë të tilla, sa në det janë vendosur fanarë të vegjël, si sinjalistikë për anijet lundruse, që ato të mos përplasen me këto gërmadha.

Administrata e qytetit të Elefsinas do të shfrytëzojë hovin që do të vijë prej titullit “kryeqytet i kulturës europiane”, për ta ndrequr qytetin, duke shmangur njëherë e mirë u anijet gërmadhë dhe problemet për mjedisin. Megjithatë kjo nuk është kaq e lehtë. Prej gati një viti Charalambos Gargaretas është drejtor i portit të Elefsinas. Por zhgënjimi i tij është i madh. Sepse porti është i vdekur, një varrezë me duzina anijesh të ndryshkura. „Kur këto anije kanë dalë jashtë përdorimit, ose pronarët e tyre kanë pasur probleme me ligjin, ato thjesht janë braktisur këtu.”

Griechenland Schiffswrack auf dem Schiffsfriedhof von Elefsina (picture-alliance/AP Photo/T. Stavrakis)

Anije e rënuar në gjirin e Elefsinas

Mbi dyzet gërmadha ndodhen para portit të Elefsinas, shumica ndodhen edhe nën ujë. Shumë prej tyre përmbajnë edhe naftë toksike të vjetër dhe katran. Ato mund ta kontaminojnë gjirin. Qeveria tani ka premtuar të veprojë dhe ka dërguar 34 vjeçarin Gargaretas që të drejtojë punën e pastrimit të portit. „Ne i konfiskojmë anijet, kur nuk gjendet pronari i tyre ose kur pronari refuzon të bashkëpunojë, ose nuk do të ketë të bëjë me to. Por ka edhe raste kur pronari ka vdekur e nuk gjenden të afërmit e tij. Në këto raste anijet nxirren nga uji, çmontohen dhe shkrihen.”

Dyshime për çmontimin e kolosëve të braktisur

Por të tilla impiante shpërbërjeje nuk ka deri tani në Greqi. Ndaj aktivisti i mjedisit Christos Christakis i sheh me skepticizëm aktivitetet e papritura të autoriteteve. Prej vitesh ai lufton kundër ndotësve të mjedisit në këtë segment të bregdetit. Shteti prej vitesh jo vetëm ka bërë sehir, por edhe i ka asgjësuar vet anijet këtu, na thotë: „Anija Noor 1 u zbulua më 2014 nga truproja bregdetare me mbi dy ton heroinë. Sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Europë. Anija u konfiskua e u la pas dore prej vet autoriteteve. “Nëse tani anijet do të çmontohen, unë druaj, se këto veprime sërish do të bëhen pa pasur kujdes për mjedisin. Në këtë gji dikur janë coptuar anijet. Pjesët e tyre thjeshtë janë lënë këtu dhe janë mbuluar me rërë.” Si fëmijë Christakis notonte këtu. Kush e beson, që autoritetet do t’i çmontojnë këta kolosë, kur ato nuk janë në gjendje të mbledhin mbetjet nga plazhi, shtron pyetjen aktivisti i mjedisit?

Elefsina ka qenë dikur një vend i rëndësishëm industrial me mjaft vende pune për të gjithë rajonin, tregon kryebashkiaku George Tsoukalas. Por për shkak të krizës financiare tani në tokë nuk duket më mirë se në det, ku një rënojë industriale pason tjetrën.

Shembull Ruhri në Gjermani

Por të paktën në këtë trashëgimi të trishtueshme kryebashkiaku sheh edhe një potencial. Me shpalljen më 2021 kryeqyteti i kulturës europiane, ai shpreson që në këtë territor do të shfaqen pjesë teatrore e vepra arti. Të paktën deri atëherë gërmadhat do të jenë zhdukur, beson ai. duke shpresuar edhe tek shembulli gjerman:„Ne duam të marrim shembullin e rajonit të Ruhrit në Gjermani. Atje shpallja si kryeqytet i kulturës europiane bëri që rrënojat industriale të kthehen në sheshe kulturore. Ajo që ne nuk duam kurrsesi është, që pas festimeve gërmadhat e anijeve të sillen sërish këtu.”

Për ta ndaluar këtë është detyra e truprojës bregdetare, thotë drejtori i portit  Gargaretas. Ndërkohë ai lufton me stivën e dosjeve të burokracisë greke, që të mund të asgjësojë së paku gërmadhën e parë. „Rezultatin e shihni këtu në tryezë. Kaq shumë kërkesa na duhen për një anije! Vetëm kjo ka zgjatur katër muaj. Ekipi punon këtu deri në 15 orë në ditë, për të avancuar me punën.”

Problemi është se shumë prej këtyre anijeve fantazëm nuk janë të regjistruara në Greqi, por në Panama apo në Bahamas. Pronarët duhet të kërkohen në mbarë botën. Kësisoj mund të zgjasë me vite, derisa gjiri i Elefsinas të rifitojë shkëlqimin e humbur. /DW

 

/a.meta

Next Post
Shqipëria në sytë e italianëve/ Nga eksodi tek boom-i turistik

Shqipëria në sytë e italianëve/ Nga eksodi tek boom-i turistik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In