• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Së shpejti del Leja e re e Qarkullimit për makinat në Shqipëri, ja avantazhet e saj (FOTO)

by A R
30/09/2021 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i DPSHTRR, Bendi Gonxhja bën me dije se së shpejti del Leja e re e Qarkullimit të Mjetit Rrugor! Ai shkruan se kjo nuk do të jetë e detyrueshme për ata që aktualisht kanë një leje të ndryshme.

Por sipas Gonxhes, mjetet e reja që do të hyjnë në vend, do të pajisen me kartonin e ri. Ndërkohë, ai liston edhe avantazhet e lejes së re:

– Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Leja e re që unifikon dokumentat e mjetit në 1 do kushtojë vetëm 2,100 lekë, -40%!

– Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk do bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale!

– Leja e re nuk ka afat vlefshmërie!

– Leja e re përfshin të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj!

– Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit!

– Leja e re nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet, nuk griset si leja aktuale!

– Leja e re përmban elementet e sigurisë si: ëatermark – logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet vetëm nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – fije fluoreshente që dallohen vetëm me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – logo identifikuese e dallueshme vetëm me rreze ultraviolet; hologramë – stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës nga prodhuesi me dizajn të personalizuar!

– Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi eDPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite, etj!

– Personalizimi me puntim!

– Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit gjermane! Zvogëlohet në maksimum mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda/jashtë vendit!

– Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike e rezistente, si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar!

– Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari lehtësohet nga kosto e angari që përsëritej çdo tre vjet!

SQARIM:

– Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re NUK do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!

 

Next Post
Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova do  bashkohen, marrëdhënia Rama-Kurti do jetë ndryshe nga ajo me Haradinajn

Qosja: T'i bindim të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria e Kosova! Vlerat europiane t’i bëjmë tonat para integrimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

February 8, 2026
Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

February 8, 2026
Dosja Epstein/ Dyshohet se bashkëpunoi në trafikimin dhe abuzimin e të miturave! Maxwell do heshtë para Kongresit

Dosja Epstein/ Dyshohet se bashkëpunoi në trafikimin dhe abuzimin e të miturave! Maxwell do heshtë para Kongresit

February 8, 2026
Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet Franceze, shpëtojnë dy të tjerë që ishin pjesë e grupit

Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet Franceze, shpëtojnë dy të tjerë që ishin pjesë e grupit

February 8, 2026
Provimet në Maqedoninë e Veriut do bëhen edhe në shqip, Spiropali përshëndet nismën e ambasadorit Meidani

Provimet në Maqedoninë e Veriut do bëhen edhe në shqip, Spiropali përshëndet nismën e ambasadorit Meidani

February 8, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

February 8, 2026
Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë, ministri Gonxhja: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti!

Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë, ministri Gonxhja: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti!

February 8, 2026
“Isha vetëm 16 vjeçe”, një nga viktimat rrëfen si u njoh me Jeffrey Epstein

“Isha vetëm 16 vjeçe”, një nga viktimat rrëfen si u njoh me Jeffrey Epstein

February 8, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In