Ish-anëtari i Këshilit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas sulmeve që ky I fundit bën në drejtim të çdo kujt që krijon një forcë të re politike, të djathtë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se Basha është xheloz për Ramën dhe nuk e lëshon për qamet.
Më tej, ai vijon ironinë e tij, ndërsa shkruan “mbaje o Luli se ta kane falur! E ke tendin komplet!”.
“Luli ben mire qe sulmon cdo parti tjeter te djathte si “te shitur te Rama”! Eshte djale me seder, xheloz dhe posesiv!
Nuk e leshon Ramen per qamet! Mbaje o Luli se ta kane falur! E ke tendin komplet!
Puna eshte se partite e tjera nuk kane as kunat, as para pallatesh mbi uje ne Vlore e as kompani reklamash qe te paguhen nga Rama dhe klientet e tij!
Rri i qete! Nuk ja u prish njeri dashurine!
Por me 26 prill keni dy mundesi, ose do beni qeveri bashke ose do jeni deputete si 138 te tjeret! Ndani edhe keto 6 muaj parate se vetem ate dini te beni!”-shkruan Edvin Kulluri.
g.kosovari