• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“S’e kam prekur kurrë!”/ 3-vjeçari përfundoi në koma pas dhunës nga nëna dhe njerku, çifti akuza njëri-tjetrit: Ai e dogji me cigare!

by B K
29/01/2025 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbuluar nga dhunimi brutal i një fëmije 3-vjeçar në Greqi nga nëna e tij, 26-vjeçare dhe partneri i saj, 44-vjeç.

Pas zbulimit të ngjarjes së rëndë nga fqinjët e çifti, këta të fundit u arrestuan ndërsa i mituri përfundoi në spital në gjendje kome, ku ndodhet në rrezik për jetën.

Sipas cretalive.gr, 26-vjeçari ka dalë para hetuesit përgjegjës së bashku me avokatin e caktuar, nën akuzën për tentativë vrasje.

Në dëshminë e saj, 26-vjeçarja pohoi se në tre muajt që ka ardhur me djalin e vogël në Heraklion, 44-vjeçari ka nisur ta rrihte fëmijën, dhe se ajo i ka kërkuar vazhdimisht “të mos e bënte”. Ajo ka thënë ndër të tjera se ka qenë ai që i ka fikur cigaret në trup të voglit, dhe e ka rrahur me shkopinj nga krevati.

Ajo pohoi gjithashtu se ajo vetë kishte frikë prej tij edhe pse ai kurrë nuk kishte qenë i dhunshëm ndaj saj, dhe nuk kishte vënë dorë mbi të ose e kërcënuar. Mirëpo, siç pohoi ajo, ai i kishte marrë celularin, e për pasojë ajo nuk mund të kishte komunikim me familjen dhe njëkohësisht nuk kishte para, kjo e kishte bërë të varur financiarisht prej tij.

Sipas saj, vetëm në dhjetor të vitit të kaluar ajo mundi të fliste me të atin në telefon, por në praninë e 44-vjeçarit, ndaj, siç pretendonte ajo, nuk mundi t’i tregonte se çfarë po ndodhte, po thjesht e pyeti nëse mund t’i dërgonte disa para.

Ai tha gjithashtu se të dielën, ditën kur u zbulua dhuna ndaj vogëlushit, fëmija u ngrit mirë, i gëzuar. Siç ka përmendur, partneri e ka dërguar për t’i marrë kafe dhe kur është kthyer është gjendur përballë situatës, me tre-vjeçarin në koma.

Cretalive.gr, raporton se ata që ndodhen këto ditë pranë 26-vjeçares, u bën përshtypje të madhe apatia me të cilën duket se po përballet me të gjithë situatën.

Përshtypje të mëdha ka krijuar përgjigja e saj kur hetuesi, i cili e ka dëgjuar me vëmendje gjatë gjithë kërkimit të faljes, e ka pyetur nëse e di që fëmijës së saj ka vdekur truri?

“Çfarë është kjo, ai do të mund të lëvizë më ë”, dyshohet se është përgjigjur vajza 26-vjeçare, ndërsa hetuesi i ka shpjeguar se të miturit i rrihte vetëm zemra dhe se nëse fëmija do vdiste, ajo do akuzohej jo për tentativë vrasje, por për vrasje.

Ajo dyshohet se nuk ka dhënë përgjigje kur hetuesi e pyeti se pse nuk e la 44-vjeçarin dhe pse nuk këkroi ndihmë askund.

Edhe avokati i saj, sipas informacioneve, thuhet se e ka pyetur në një moment nëse po përpiqet të mos qajë apo qëndrimi i saj është i tillë? Sërish 26-vjeçarja nuk është përgjigjur.

“Nuk e kam prekur kurrë fëmijën”, mësohet se ka deklaruar para togave të zeza 44-vjeçari. Sipas tij, ka qenë 26-vjeçara ajo që e ka dhunuar fëmijën dhe se ai ka tentuar të denoncojë por nuk ka mundur ta bëjë, edhe pse siç ai pretendon, kishte fakte.

“Nuk kam lidhje me dëmtimin e fëmijës. Për të gjitha është faji i nënës së tij. Nuk e kam prekur kurrë. Edhe të dielën në mëngjes, nuk e kuptova që ra zilja. I pashë shenjat dhe mavijosjet në trupin e tij, pyeta nënën e tij se çfarë kishte ndodhur dhe ajo vazhdoi të më përgjigjej se Angelos ra dhe u vra. Videot e rrahjeve të fëmijës i kisha në celular sepse doja ta denoncoja, por sa herë më thoshte se po ta bëja do më denonconte vetë. Ndihem shumë keq që nuk munda të parandaloja më të keqen”, pohon njerku 44-vjeçar.

Sipas informacioneve, 44-vjeçari, përmes avokatit pritet të kërkojë ekzaminimin e tij nga një mjek specialist psikiatër, pasi pretendon se vuan nga depresioni i thellë për të cilin po trajtohet. Gjithashtu, ai synon të bëjë kërkesë për një ekspertizë të re mjeko-ligjore.

Në tentativë për të hedhur poshtë akuzat e rënda, ai ka deklaruar ndër të tjera se ai dhe vajza e tij biologjike 14-vjeçare, kanë një marrëdhënie perfekte dhe për këtë arsye së bashku me ish-bashkëshorten kanë kujdestarinë e saj të përbashkët.

“26-vjeçarja më tha se ishte lodhur nga 3-vjeçari”, pohon ish-bashkëshortja e 44-vjeçarit.

Ish-bashkëshortja e 44-vjeçarit, duke folur për mediat greke, ka qëndruar në anën e tij dhe ka pohuar se njerku i djalit i mbante në celular fotot dhe videot e goditjeve në trupin e djalit, për t’i dhënë fund torturës së tij.

“Me siguri ka dashur të bëjë një ankesë për të mirën e fëmijës, për ta mbrojtur nga nëna e tij”, thotë ish-bashkëshortja e tij, e cila akuzon nënën e fëmijës.

“Në një bisedë telefonike që patëm bashkë, 26-vjeçara më tha: ;Nuk mundem (3-vjeçari), jam lodhur prej tij, do t’ia jap babait të tij’”, është shprehur ajo.

Next Post
Atentati në Greqi, stabilizohet gjendja e Etmond Hysës/ Detaje të reja nga arrestimi i autorëve

Atentati në Greqi, stabilizohet gjendja e Etmond Hysës/ Detaje të reja nga arrestimi i autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In