• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Se di çfarë kanë qenë ata ekspertë“/ Basha: Burg kush luan me jetët e qytetarëve, mos të përsëritet tragjedia e Thumanës

by Java News
14/12/2019 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Java e trete pas termetit tragjik i gjen banoret në Qerret të Katundit të Ri me nje mori shqetesimesh per sigurine dhe ne kushte tejet te veshtira.

Disa banorë në Qerret të Katundit të Ri i treguan kryetarit të PD, Lulzim Basha, rastin e një akt eskpertimi të një shtëpie të verifikuar tre herë me rezultate të ndryshme. Për të shmangur marrjen e bonusit të qerasë, herën e tretë shtëpia ishte nxjerrë e banueshme, megjithëse pamjet tregojnë se mbahet në këmbë nga një shufër hekuri vertikale, e vendosur në kulmin e saj. I zoti i shtëpisë shprehu shqetësimin për sigurinë e jetës, pasi akt ekspertimi nuk kishte lidhje me gjendjen e vërtetë të shtëpisë së tij.

“Shiko si e kanë bërë”, tha banori duke lexuar akt ekspertimin. “Tjegull tulle. A ka tjegull kjo? Kjo është vetëm me soletë. Nuk e di se çfarë kanë qenë ata ekspertë! A kanë qenë çobanë delesh”.

Edhe në një shtëpi tjetër ka ndodhur një fenomen i ngjashëm. Për të mos u dhënë banorëve me shtëpi të dëmtuar rëndë bonusin e qerasë, shtëpia është shpallur e banueshme, pasi ishte verifikuar e pabanueshme më 21 Shtator dhe 26 Nëntor. Banorët ngritën shqetësimin se nuk u është dhënë asnjë akt ekspertimi zyrtar që verifikon gjendjen e sigurisë së shtëpisë, gjë që për kreun e opozitës përbën një akt të papranueshëm dhe të dënueshëm penalisht.

“Më e rënda nga të gjitha, është se në këtë gjendje ku është kjo shtëpia ju thonë të futeni brenda, por letrën nuk jua jep. Me një lëkundje kjo bie dhe ju zë brenda, siç ndodhi në Thumanë. Përfaqësuesit e bashkisë apo qeverisë nuk jua japin as me letër dhe thonë se u futën vetë brenda. Kjo është kriminale. Kjo është t’i vrasësh banorët. Ata që i kanë shpëtuar tërmetit t’i vrasë shteti. Kjo është! Gjëja e parë, ju në asnjë mënyrë nuk do të futeni brenda pa marrë një letër nga shteti. Dhe po morët letër nga shteti, do të vijnë ta vërtetojnë me specialistë, jo me nëpunës. Të vijë inxhinieri dhe ta firmosë. Sepse nuk ka inxhinier ta firmosë shtëpinë në këtë gjendje. Inxhinieri që firmos se kjo është e banueshme, shkon në burg. Dhe njerëzit që ju thonë futuni se është e banueshme, pa firmë, edhe ata do të shkojnë në burg. Edhe ata që ju thonë dhe i mësojnë që t’u thonë banorëve futuni në banesa të shkatërruara, edhe ata duhet të shkojnë në burg, nga i pari tek i fundit”, u shpreh kreu i opozitës Lulzim Basha.

g.kosovari

Next Post
Çuçi: Po punojmë për raportin që do paraqitet në Konferencën e Donatorëve, në terren janë rreth 300 inxhinierë

Çuçi: Po punojmë për raportin që do paraqitet në Konferencën e Donatorëve, në terren janë rreth 300 inxhinierë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In