• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Së bashku për regjistrimin e fëmijëve në kohë, UNICEF e Telekom në partneritet me MSH-në

by Java News
04/10/2016 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në partneritet për regjistrimin e fëmijëve në kohë” ishte takimi që u organizua sot në mjediset e Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për shpalljen e një partneritet të ri të UNICEF-it me Telekom në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e aksesit ndaj kujdesit shëndetësor Parësor për fëmijën në Shqipëri përmes inovacionit.

I organizuar në formën e një bashkëbisedimi me mjekë, infermierë e punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor, paneli i takimit përbëhej nga zj. Antonella Scolamiero, Përfaqësuesja e UNICEF-it në Shqipëri, z. Dimitrios Blatsios, CEO i Telekom Albania dhe Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë.

“Ne po përfundojmë zbatimin e një programi të madh që është gjithë platforma e Shëndetësisë Elektronike. Që do të thotë, një platformë ku do të ruhet dhe do të këmbehet informacioni shëndetësor individual.dsc_0720

Ndërkohë, në shërbimin tonë shëndetësor Parësor, praktikisht, brenda vitit, kemi një zgjerim shumë të madh të përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, falë atyre që po zbatojmë, dhe që lidhen qoftë me Recetën Elektronike, qoftë edhe me Referimin Elektronik të vizitave. Dhe gjykuam, bashkërisht, që këtë oportunitet dhe këtë angazhim të Telekom-it, me rreth 100 mijë dollarë të fokusuar tek shëndeti i fëmijëve, pikërisht, ta shfrytëzojmë që të plotësojmë një copëz që e kemi ende bosh, që është transferimi i menjëhershëm i informacionit shëndetësor nga materniteti apo nga spitali ku fëmija lind, në qendrën shëndetësore parësore, duke e vendosur në platformën eDosjes Elektronike dhe Komunikimit Elektronik.

UNICEF-i na ndihmon në mënyrë të përditshme me furnizimin e vijueshëm të vaksinave, si një agjenci globale prokurimi. Dhe edhe falë kësaj ndihme, ne në Shqipëri kemi një shkallë vaksinimi goxha të mirë, mbi 98%.

UNICEF-i na ka ndihmuar për udhërrëfyesit e kujdesit neonantal edhe post-natal, dhe së fundmi, na ndihmoi edhe kur bëmë amendimet e ligjit të ushqyerjes me gji.

Unë jam i kënaqur sot që kësaj përpjekjeje i bashkohet edhe një kompani e madhe si Telekom. Sepse, tregon që këto kompani të mëdha janë të mira publike të vendit dhe zhvillojnë edhe ato përgjegjësitë e tyre sociale.”- tha Beqaj.dsc_0720

Partneriteti midis UNICEF-it dhe Telekom për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë do të përdorë inovacionin dhe teknologjinë për të siguruar se të gjithë të sapolindurit të regjistruar në lindje të vazhdojnë të kenë akses të plotë në shërbime shëndetësore. Falë Telekom Albania, UNICEF-i në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë do të punojë për përforcimin e sistemit të informacionit shëndetësor për fëmijët në Shqipëri.

Next Post
Kriza e sulmit, De Biasi rikthen Edgar Çanin

Kriza e sulmit, De Biasi rikthen Edgar Çanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com