Pak minuta pas mesnatës vendi ynë u godit nga një tërmet më magnitudë 4.4.
Sizmiologu Rexhep Koçi shprehet se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të frikësohemi.
“Nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të frikësohemi. Si tërmeti i 26 nëntorit është e kanë të natyrshme që do të shoqërohen për një periudhë të gjatë me pasgoditje kur herë pas here zona të caktuara janë riaktivizuar, siç është zona e djeshme. Pastaj ka pasur një periudhë që qetësohet, riaktivizohet por gjithmonë magnituda ka qenë 4.2- 4.3 nuk kanë qenë magnituda që të kalojnë 5 që të ketë impakt në struktura dhe ndjeshmërinë e njerëzve.”- thotë ai.
g.kosovari