• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’duan listat e hapura”/ Gjoni: PD-LSI s’janë më opozitë, por aleatë të Ramës

by Java News
10/01/2020 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ndërsa duket se ka një pakt mes PS-së dhe PD-së për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, deputeti opozitar Ralf Gjoni në një prononcim për gazetaren e Report Tv, Klesiana Omeri akuzon se partia më e madhe në opozitë dhe partitë e tjera jashtë parlamentit se duke pranuar që të  mos ndryshojë sistemi zgjedhor janë kthyer në aleatë të kryeministrit Edi Rama për të ruajtur bajraktarizmin e listave të mbyllura.

“Unë nuk kam asnjë qëndrim për deklaratat e Ramës dhe Bashës, pasi janë bërë si kandidatët për Oscar. Sai përket qëndrimeve të fundit të partive jashtë parlamenti për mos ndryshimin e sistemit, është e qartë, se këta janë të tre bashkë. Nuk mund të quhen opozitë, por aleatët më të denjë të Ramës për mbajtjen e bajraktarizmit. Prioritetet për këtë vit janë hapja e listave dhe nisja e punës së SPAK-ut. Kemi që në mars të vitit të kaluar që flasim për marrëveshje të fshehta mes tyre, nuk do të ketë marrëveshje.

Ne mund ta bëjmë politikën vetëm në kuadër institucional. PD-ja e ka vendin në komisionin e reformës, është e mirëpritur. Reforma do të bëhet në këtë parlament, opozita jemi ne. Alternativa e vërtetë përballë Ramës jemi ne në parlament. Ajo opozitë, nuk është më, janë aleatë. Nëse duan të bëjnë opozitë të vijnë në parlament. Nëse nuk duan ndryshim sistemi cdo shqiptar e di se më kë janë ata” tha ai.

Para dy ditëve, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka tha në studion e emisionit Repolitix me gazetarin Denis Minga, menjëherë pas takimit të Lulzim Bashës me aleatët në selinë blu, se brenda javës së ardhshme opozita do të publikojë draftin me propozimet për ‘Zgjedhoren’ sipas rekomandimeve të OSBE (pa ndryshim sistemi).

g.kosovari

Next Post
Krimi në Paskuqan/ Porosia e burrit të viktimës nga burgu: Enkeleda ruaju se nuk kam çfarë t’ju bëj që këtu

Krimi në Paskuqan/ Porosia e burrit të viktimës nga burgu: Enkeleda ruaju se nuk kam çfarë t’ju bëj që këtu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com