Dy të pandehurit për vrasjen e Devi Kasmit nuk pranojnë gjykim online. Në Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka nisur me video konferencë gjykimi në themel ndaj grekut Eftimiu Eftimiu nga burgu i Peqinit dhe Elton Halipaj nga burgu 313 sipas nenit 4 të Aktit Normativ.
Eftimiu dhe Halipaj akuzohen për vrasje në formën e grupit të strukturuar kriminal. Por dy të pandehurit deklaruan se nuk duan që gjykimi të vijojë në këtë situatë e në bazë të nenit 3 gjykimi i tyre u pezullua.