• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’dua të të ul prestigjin si zonjë shtëpie”/ Sherr mes Arbana Osmanit dhe Fjoralba Ponarit: Duhet të kërkoni falje që …

by Java News
20/01/2022 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Futja e Fjoralba Ponarit në Big Brother Vip për t’i bërë surprizë mikes së saj, Einxhel Shkirës ka shkaktuar sherr mes moderatores dhe koleges së saj, Arbana Osmani.

Fjoralba Ponari shkoi në shtëpinë e famshme së bashku, Argjira Spancën për takuar shoqen e tyre, e cila konkurron për çmimin 100 mijë euro.

Por takimi i tre mikeshave të ngushta gjatë spektaklit shkaktoi zemërim tek drejtuesja e këtij emisioni, Arbana Osmani, pasi akuzoi Fjoralba Ponari se po informonte me kode miken e saj, se si po dukej lidhja me Dj Dagz jashtë dhe që të mos ç’fokusohej nga objektivi se përse kishte hyrë në Big Brother VIP.

Në këtë moment, ndërhyri Arbana Osmani e cila ndërpreu takimin e vajzave, duke thënë: “Jo, Fjoralba, Argjira, takimi juaj përfundon këtu”.

Por duket se sherri mes tyre ka agravuar pas kamerave dhe moderatoret janë përballur e përplasur mes tyre për atë çfarë ndodhi gjatë takimit.

Mësohet se debati ka ndodhur në ambientet e televizionit ku ato punojnë. Arbana Osmani raportohet se ka akuzuar Fjoralba Ponarin se i ka dhënë informacione Einxhel Shkirës, duke e nxjerrë si lojtare të dobët, dhe ka ndikuar në lojën e saj.

“Nëse do ti thosha që s’më pëlqen Dagz, kjo do të ndikonte në lojë”, mësohet se i ka thënë Fjoralba Ponari koleges së saj gjatë debatit aspak të qetë.

Ndërsa iu është drejtuar Arbana Osmanit duke i thënë se produksioni e veçanërisht ajo vetë duhet t’i kërkojnë falje për mungesë etike profesionale, teksa shtoi se “nuk i ka kthyer përgjigje vetëm për të mos i ulur prestigjin si zonjë shtëpie”, raporton Kryefjala.

Të dy prezantueset kanë “mbrojtur” argumentet e tyre dhe nuk kanë lëshuar ‘pe’ ndaj njëra-tjetrës, duke mos e mbyllur debatin në paqe.

Gjithçka nisi mbrëmjen e së premtes (14 janar) kur Elgit Doda, i pëshpëriti në vesh Donald Veshajt dhe kjo gjë acaroi Arbana Osmanin. Më pas vijoi me Fjoralba Ponarin, e cila nisi t’i japë këshilla mikes së saj, Einxhel Shkirës.

Nisur nga fakti që personazhet që takojnë banorët e BBV, s’duhet të japin informacione se ç’farë ndodh jashtë, moderatorja programit vendosi të mos lejonte Fjoralba Ponarin dhe Argjira Spancën të takonin, Dj Dagz, i cili është edhe mik me këtë të fundit.

“T’i jap një këshillë të lutem? Jam shqetësuar shumë nga live i fundit, me qëndrimin e Einxhel dhe aty kuptuam që situata ishte deri diku urgjente e duhej një ndërhyrje e jona me ndihmën e produksionit.

Jam mërzitur shumë që e ke marrë si cenim të krenarisë vendimin e live të fundit ndërkohë që s’ke pse ta marrësh ashtu kur duhet ta marrësh si një shans të dytë.

Ti e di që konkurrentët që kanë dalë kanë qenë të shumtë, do jepnin gjithçka të ishin në vendin tënd.

Të bëhesh më e fortë të bëheh zëri i të gjithë atyre vajzave, ti je gocë e fortë e guximshme që ke synimet e qarta ti e di shumë mirë që natyrat luftarake luftohen nga masa deri kur përqafohen përfundimisht.

Ata oponentët e tu që janë aty brenda, ata të vërtetët se ti e di që me gishtat e një dore numërohen me të njëjtët karakteristikat si të tuat, glorifikohen.

Po të them atë që të kam thënë para se të hysh. Lufta jote është pak më e vështirë, itinerari është me pak më shumë gunga por destinacionin e meriton po aq sa ata”, i tha Fjoralba Ponari Einxhelit nder te tjera.

g.kosovari

Next Post
Kriza reale e zgjedhjeve të 2021

Çfarë është berishizmi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In