• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“S’doja të dëmtoja askënd”/ Përplasi 2 efektivët me “Range Rover”, lihet në burg i “forti” i Durrësit

by Java News
13/06/2022 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk doja të dëmtoja policin. Gjithçka e bëra në gjaknxehtësi”. Kështu ka deklaruar Hysen Pici para trupës gjyqësore ku u shfaq i penduar pasi përplasi policët e rrugores në Durrës. Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Mbrëmjen e së enjtes, në lagjen numër 1, Hysen Pici po ecte me shpejtësi dhe në kundravajtje me automjetin e tij tip ‘Range Rover’ të bardhë. Ai nuk iu bind urdhrit të policëve të rrugores për të ndaluar dhe i përplasi. Për pasojë,  njëri prej efektivëve, i identifikuar si G.M., mbeti i plagosur rëndë.

Hysen Pici, me origjinë nga Shijaku, dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike ndërkohë që i është bërë testi për drogë dhe alkool, por janë dërguar analizat në Tiranë.

Nga kamerat e sigurisë dukej qartë se pasi përplasi policët, Pici braktisi mjetin dhe u largua me vrap në mënyrë që t’i shpëtonte arrestimit por nuk ia doli. Efektivët e ndoqën me vrap dhe bënë të mundur arrestimin e Picit, i cili kishte me vete armë zjarri pistoletë, shkruan shqiptarja.com.

Si ndodhi ngjarja

Policia i ka bërë me shenjë mjetit për të ndaluar pasi kishte informacion se aty udhëtonte një person i rrezikshëm. Por, makina ka devijuar rrugën dhe ka nisur të ecë në sens të kundërt, ndërkohë që përballë i ka dalë një tjetër patrullë policie, por mjeti ka vijuar rrugën duke përplasur dy policë.

Njëri prej tyre u dërgua në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që polici tjetër që mori lëndime më të lehta, ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në ajër disa herë për të lajmëruar kolegët.

Pas kësaj mjeti ka vijuar rrugën drejt Vilës së Zogut, por aty është ndaluar nga patrulla e policisë ku i është arrestuar drejtuesi i “Range Rover”, të cilit i është gjetur dhe një armë zjarri.

Ndërkohë që personi tjetër, (dyshohet Avdylaj), ka marrë armët e tjera të zjarrit në makinë dhe ka mundur t’i shpëtojë policisë për shkak të errësirës.

g.kosovari

Next Post
Hasmëria që vazhdon/ Saga e vrasjeve mes Nogajve dhe Hasanbellive, si u ekzekutua babai i Erionit dhe atentati i mbrëmshëm

Hasmëria që vazhdon/ Saga e vrasjeve mes Nogajve dhe Hasanbellive, si u ekzekutua babai i Erionit dhe atentati i mbrëmshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

March 28, 2026
“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

March 28, 2026
Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In