• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’do të jetë e lehtë”/ Manastirliu mesazh para hapjes së shkollave: Strukturat shëndetësore në gatishmëri, të kontribuojmë të gjithë

by Java News
12/09/2020 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të hapjes së shkollave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një mesazh për nxënësit, mësuesit dhe prindërit duke i siguruar që strukturat shëndetësore janë në gatishmëri dhe duke kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve për të përballuar këtë sfidë.

“Periudha që po afron nuk do të jetë e lehtë dhe përveç forcimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor, për të cilat kemi marrë masa në planin e Vjeshtë-Dimrit, kërkon gjithashtu angazhimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht çdo prindi, për rolin e rëndësishëm që duhet të luajë secili prej nesh, për të frenuar përhapjen e Covid19. Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmeri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar”, tha Manastirliu.

Në mesazhin e saj, Ministrja Manastirliu bën apel për respektimin e rregullave të vendosura nga nxënësit dhe mësuesit, si e vetmja mënyrë për të frenuar sa më shumë përhapjen e infeksionit.
“Duhet të mësohemi me maskën. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Të kontribuojmë të gjithë për shkolla më të sigurta, për shëndetin e fëmijëve tanë, të mësuesve dhe të gjithë komunitetit!”, apelon Manastirliu.

Në mesazhin e saj Manastirliu u drejtohet prindërve për të marrë përgjegjësinë që ju takon në këtë moment të rëndësishëm.

“Bëhuni bashkëpunëtorët e parë me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka që shihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë. Rihapja e shkollave është momenti më i mirë për të treguar se shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve janë kaq të rëndësishme për ne, ndaj s’duhet të lejojmë asgjë të na cënojë shëndetin dhe përparimin e fëmijëve dhe shoqërisë tonë”, apelon Manastirliu.

g.kosovari

Next Post
Ku është tani, a mund të ecë ai?/ Ish-shefi i Ferrarit flet për gjendjen e Schumacher: E vizitova javën e kaluar, po lufton…

Ku është tani, a mund të ecë ai?/ Ish-shefi i Ferrarit flet për gjendjen e Schumacher: E vizitova javën e kaluar, po lufton...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In