• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi”- Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në e-Albania: 10 grupe të Tatimeve në terren! Gërmadhat do i kthejmë në forcë (VIDEO)

by A. Q
17/10/2026 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka prezantuar sot dritaren “Dëmi im” në E-Albania, që do të shërbejë për dëmshpërblimin e bizneseve të vogla që u dëmtuan nga protestuesit gjatë 4 ditëve të fundit.

Në një dalje në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri shpjegoi se si do të funksionojë platforma si dhe shtoi se në terren do të jenë 10 grupe nga Tatimet për verifikimin e dëmeve teksa shprehu se ‘do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara’.

“Dritarja Quhet dëmi im dhe këtu mund të regjistroheni duke future të dhënat, niptin, parashikimi i dëmit dhe pastaj do ngarkoni dokumentet që janë pamjet dhe çdo dokumentacion tjetër dhe pasi të bëjmë të gjithë verifikimet, do të mbledhim një regjistër të të gjitha dëmeve dhe patjetër do t’ju vijmë në ndihmë

Prej ditës së sotme çdo biznes i vogël që është dëmtuar nga vala e dhunës qorre, do të ketë një dritare në E-Albania, ku do të mund të regjistrojë dëmin. Ndërkohë 10 grupe verifikimi nga tatimet do jenë në terren për të mbledhur të dhëna mbi dëmin ndaj bizneseve të vogla.

Do t’i kthejmë këto gërmadha verbërie në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara”, tha Rama.

Dhe më tej vijoi se zëri i studentëve do dëgjohej dhe e ardhmja e vendit për integrim nuk do rrezikohej:

“I respektojmë studentët, i çmojmë si shtysën për të ecur më shpejt përpara. Zëri i tyre dhe i çdo të riu duhet dhe do të dëgjohet me respekt. E drejta për të protestuar duhet dhe do të mbrohet si një e drejtë për të cilën ne të gjithë kemi luftuar në kohë të ndryshme. S’do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi”, tha kryeministri mes të tjerash.

Next Post
Protestuesi ngre alarmin: Agjentë të huaj po planifikojnë vrasje në shesh

Reagon AMP: Po verifikojmë çdo rast të dyshuar për shkelje ligjore nga punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë protestave

Comments 1

  1. e agasi says:
    8 hours ago

    Nigjojeni e shikoni surratin e tije te ndyre,e te neveriteshem bastardin e shekullit,kerkon akoma te mashtroje me fjale.Pore tani me i ka ardhur fundi ktije trathtari te Kombit eshte ne grahmat e fundit,protestuesit nuke terhiqen deri ne largimin e tije.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com