Dy ditët e qëndrimit në Tiranën zyrtare i kanë mjaftuar Presidentit të Parlamentit Evropian për të kuptuar klimën e tensionuar që ekziston mes dy forcave më të mëdha politike në vend. Në ditën e dytë të qëndrimit në Tiranë, kreu i PE, Martin Schulz mbajti një fjalim përshëndetës në Kuvendin e Shqipërisë.
Martin Schulz është presidenti i parë i PE që rizgjidhet në një mandat të dytë. Në fjalën e tij Schulz bëri një përmbledhje të historisë që nga Lufta e Dytë botërore. Presidenti i rizgjedhur në mandatin e tyre në Parlamentin Evropian, i “rrëfeu” ligjvënëse shqiptarë dhe çelësin drejt një të ardhmeje të drejtë. “Institucionet e pavarura”.
“Është një kënaqësi dhe nder i veçantë për mua të flas para Kuvendit të Shqipërisë. Në Europë kemi lënë pas një vit gjatë të cilit u zhvilluan shumë ditë përkujtimore, të cilat nga ndihmojnë të ndalojmë e të sjellim ndërmend nga vijmë, sesi ngjarjet e së shkuarës ndikojnë të tashmen tonë. Duhet të kuptojmë sesa ngushtë jemi të lidhur me njëri-tjetrin në historinë e sot e kësaj ditë. Duhet të kuptojmë sesa ngushtë lidhet e ardhmja jonë në sajë të bashkëpunimit.
Gjatë LPB, epoka moderne shfaqin fytyrën e saj të shëmtuar, lë të kujtojmë se miliona burra të rinj me besimin e tyre në vlera si nderi, fisnikëria e besnikëria, u nxitën drejt fushë betejës, për të vdekur në një vrasje masive industriale.
Para një shekulli lufta e parë botërorë filloi në Sarajve. Kjo ishte një shfaqje e shëmtuar. miliona burra të rinjë në besimin e tyre si nderi, fisnikëria dhe vdekja në fushën
Miliona njerëz vuajtën pasojat e pushtimit dhe luftës. Pasoja këto që i vuajti edhe vendi juaj, që kishte pak vite që kishte fituar pavarësinë.
Shkatërrimi që pasoi ishte dhe më i madh, fashizmi. Gjermania naziste duke pushtuar Poloninë solli LDB. Vendi juaj u pushtua sërish. Ne nuk do të harrojmë kurrë viktimat e kësaj luftë, por edhe humanizmin e shqiptarëve që shpëtuan fqinjët e tyre hebrenj nga depërtimi. Mijëra hebrenj në arrati gjetën mbështetje në vendin tuaj. I hapën portën e shtëpisë njerëzve që kërkojnë mbrojtje, edhe duke vënë veten në rrezik. Është ajo që ju e quani Besa, vendit tuaj i shpreh mirënjohjen e thellë.
Por edhe pas kësaj luftë, perdja e hekurt ndante Europën në Perëndim dhe Lindje, e kështu ndau edhe Gjermaninë”, tha Martin Schulz.
“E ardhmja jonë varet nga bashkëpunimi ynë. Përgëzoj Ramën për takimin me Vucic , mund të ndodhe qe mes fqinjeve te kete diferenca ne mendim por e rendesishme eshte sesi zgjidhen. Ne europianet , bisedojme gjate derisa te gjejme zgjidhje përmes dialogut. Shpesh bisedimet jane sfiletese , sidomos ne fundjave , por cila do te ishte alternative e konsensusit dhe dialogut? A jane alterativa imponimi dhe dhuna . Jo kjo nuk eshte zgjidhja. Ndaj të njëjtat shqetësime me komisionerin rreth vështirësive që ekzistojnë në vend edhe këtu në parlament. I bej thirrje politikës të veprojë në përputhje me 13 pikat dhe të bëj reformën në drejtësi dhe gjyqësor. Sukseset e para të luftës kundër korrupsionit më bëjnë të inkurajoj qeverinë të vazhdojë me tej. 28 vende kanë shprehur vullnetin për të përballuar së bashku sfidat se ndajmë të njëjtat vlera dhe jemi më të fortë. Sot pas rënies së perdes së hekurt, disa vende janë anëtare me të drejta të plota në BE , kanë bërë sakrifica të mëdha, procese jo të lehta. BE e mban premtimin e dhënë për ata që ndjekin rrugën e guximshme të reformave , mbështesim ata që e kuptojnë si çelës drejt bashkimit të Ballkanit Perëndimor, për të jetuar me respekt të ndërsjelltë dhe në paqe” përfundoi Schulz.